Termi “turizëm mjekësor”, pak vite më parë dukej si një gjë krejt e padëgjuar për vendin tonë, aq më tepër që në Shqipëri, me turizëm mund të kuptoje vetëm “det” dhe “mal”. Por dalëngadalë, termi u shpërnda me shpëjtësi, aq sa sot mund të flasim me një lloj krenarie për turizmin mjekësor dhe ndikimin që ka pasur ai, sidomos vitet e fundit.

Sot, turizmi mjekësor mund të përfshijë lehtësisht disa fusha të mjekësisë, madje është një ndër zgjedhjet më të mira për qindra pacientë të huaj. Këta të fundit, sidomos me euforinë e turizmit kulturor, kanë shfrytëzuar jo pak herë rastin edhe për të bërë disa ndërhyrje që në vendin e tyre do t’u duhej kohë për t’i kryer.

Kirurgjia e transplantit të flokëve është një trajtim i suksesshëm që në vendin tonë ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Sot për sot, vendi ynë ofron transplantime flokësh nga më cilësoret dhe kjo, për një sërë arsyesh që i kemi përmendur edhe më herët ne  artikullin “Pse të huajt zgjedhin Shqipërinë për transplant flokesh“. Mjekët e kualifikuar, kostot e ulëta, kujdesi i lartë gjatë dhe pas operacionit, teknologjia dhe teknikat e avancuara të ndërhyrjes janë në nivele të larta, ndaj edhe pacientët zgjedhin Shqipërinë për transplantin e flokëve në Shqipëri. Shumë prej tyre janë dëshmitarë të kujdesit të lartë dhe, mbi të gjitha, shohin rezultate natyrale afatgjata.

Pse të udhëtosh në Shqipëri për të kryer një transplant flokësh?

Bukuria e vendit tonë është e mahnitshme. Natyra na ka falur një terren të jashtëzakonshëm, me një klimë të mrekullueshme. Vendi është gjithashtu i pasur me atraksione historike e kulturore të larmishme. Kushdo që udhëton në Shqipëri për një shërbim mjekësor si ai i transplantit të flokëve, e ka të vështirë të qëndrojë pa shijuar atraksionet e shumta kulturore, si dhe të gjithë gamën e kulturës që ofron vendi ynë, pa folur pastaj për ushqimin tradicional. Shqipëria është e njohur për recetat e larmishme dhe të shijshme.

Si ta kaloni kohën pas rikuperimit nga operacioni i transplantit? Duke shijuar mrekullitë kulinare, duke shijuar natyrën fantastike dhe duke vizituar vende të panumërta historike.

5 arsyet që ju bindin pse ‘Laser Way’ është zgjedhje ideale

Rënia e flokëve është tashmë një prej fenomeve që prek miliona njerëz në mbarë botën, por ajo që është më e rëndësishme është fakti që, gjithmonë e më shumë, burrat (edhe gratë në numër më të paktë), e kanë kuptuar që mbjellja e flokëve është një proces mjaft i thjeshtë. Gjenetika, vitet që ikin, çrregullimi i hormoneve, lodhja, stresi nga e përditshme apo kequshqyerja janë disa nga arsyet që mund të na çojnë në humbjen e flokëve. Por të gjithë këta faktorë nuk na pengojnë aspak për të ndërhyrë dhe për t’ia rritur besimin te vetja, për t’u ndier më mirë dhe, pa dyshim, edhe më të rinj.

Vendi ynë është bërë një vend familjar për udhëtimet mjekësore, ndaj edhe klinikat mjekësore të transplantit të flokëve e kanë shfrytëzuar këtë fakt për t’ia shtuar reputacionin edhe më shumë. Më poshtë, ne po ju listojmë 5 arsyet kryesore pse duhet të zgjidhni një transplant flokësh në Shqipëri dhe në klinikën ‘Laser Way’.

turizmi i transplantit te flokeve ne shqiperi

Teknologji moderne dhe metoda të avancuara

Klinika jonë përdor pajisje moderne, me sisteme të digjitalizuara të transplantit të flokëve. Përmes tyre, ne mundësojmë kryerje më të saktë të transplantit, sepse teknologjia e avancuar ndihmon për të siguruar që folikulat e flokëve të transplantuar të vendosen në mënyrë të atillë që të prodhojnë një vijë flokësh më estetike dhe me pamje natyrale.

Metoda e Nxjerrjes së Njësisë Folikulare (FUE), e cila përfshin heqjen e folikulave individuale të flokëve nga zona e dhurimit dhe transplantimin e tyre në zonën dhuruese, krahasuar me metodat konvencionale të mbjelljes së flokëve, të cilat përfshijnë heqjen e një pjese të skalpit nga zona e dhurimit, është më pak invazive, duke e bërë operacionin më të lehtë dhe me më pak dhimbje.

Kosto të arsyeshme, pa kompromis me cilësinë

Kuptohet, kostoja është një nga përfitimet më të mëdha të turizmit mjekësor në vendin tonë. Transplanti i flokëve në Shqipëri ka një kosto shumë të ulët sesa vendet e tjera në Evropë apo në SHBA. Po t’i krahasojmë me këto të fundit, Shqipëria ofron transplante, vlera e të cilave shkon deri në 70% më pak në vlerë monetare. Një shifër e tillë do të bënte këdo të mos e mendonte dy herë ardhjen në Shqipëri. Kushdo që ka një buxhet të limituar, e konsideron Shqipërinë si një alternativë mjaft të mirë. Megjithatë, në klinikën ‘Laser Way’, pacientët marrin shërbime elitare, pavarësisht kostove të lira. Këtu, asgjë nuk bën kompromis me cilësinë.

Staf i kualifikuar, kirurgë të aftë

Shqipëria konsiderohet vend mjaft i mirë edhe për shkak të stafit të kualifikuar që ofron në transplantin e flokëve. Mjekët në klinikën ‘Laser Way’ janë me një përvojë të gjatë në këtë fushë dhe kanë kryer ndërhyrje në suksesshme kudo nëpër klinikat europiane. Në klinikën tonë, ka një numër të konsiderueshëm mjekësh të jashtëzakonshëm, të cilët janë trajnuar në vendet më të mira në Evropë dhe SHBA. Pasaporta e tyre në ndërhyrjet e transplantit të flokëve është mjaft e pasur dhe një garanci e shtuar për cilindo pacient që zgjedh vendin tonë për të kryer një transplant. Vitet e gjata të përvojës që kanë këta specialistë janë një garanci për rezultate të shkëlqyera.

Trajtimi “përkëdhelës” pas operacionit

Kush nuk do ta zgjidhte Shqipërinë dhe klinikën Laser Way’ për këtë fakt? Janë me fat të gjithë të huajt që vijnë në vendin tonë, duke qenë se kanë një kujdes të jashtëzakonshëm pas operacionit. Klinika jonë ofron një kujdes të shtuar pas operacionit për t’u siguruar që pacientët kanë një ecuri të mirë gjatë shërimit. Kujdes të personalizuar, konsulta të vazhdueshme, udhëzime të plota dhe të njëpasnjëshme janë vetëm disa hapa që ndjekin pacientët tanë, por gjithçka në varësi të kushteve specifike të çdo pacienti. Për çdo rast, në klinikën ‘Laser Way’ ofrohen edhe shërbime shtesë, të cilat mund të ofrojnë akomodim apo transport (në varësi të rrethanave specifike). Gjatë kësaj kohe rikuperimi, pacientët mund të shijojnë një larmi atraksionesh apo aktivitetesh në vend, pa shumë mundim.

Komunikimi në disa gjuhë, pika jonë e fortë

Komunikimi është pika kyçe e një shërbimi të mirë dhe mund ta themi pa modesti që në klinikën Laser Waye kemi ndër pikat tona të forta. Jo vetëm që mund të komunikojmë në disa gjuhë me pacientët që na vijnë nga të gjitha anët, por mund t’u rekomandojmë atyre edhe udhëzime shtesë për kohën që do të kalojnë në Shqipëri gjatë rikuperimit. Personali flet rrjedhshëm disa gjuhë, kështu që nuk është aspak e vështirë që pacientët të mësojnë me detaje shërbimin para, gjatë dhe pas operacionit të mbjelljes së flokëve. Po kështu, meqenëse disa prej atraksioneve kryesore në vend kanë guida të trajnuara (që komunikojnë në disa gjuhë), ne mund t’i orientojmë pacientët tanë, në varësi të rrethanave dhe vendeve nga vijnë, që të ndjekin disa prej tyre.

***********************

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe cilado qoftë arsyeja e ardhjes këtu, s’mund të ikësh pa vizituar disa vende të bukura, as pa shijuar një fërgesë tirone…

 

Gjithashtu mund të lexoni:

Personazhet VIP që kanë kryer transpalntin e flokëve në klinikën “Laser Way”
Mbjellja e flokut, çfarë duhet të bëni në ditët e para pas ndërhyrjes?
5 shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve që nuk i keni ditur.