Përse Laser Way?

Të parët në Shqipëri për transplantin e flokëve

Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Play Video
Klinika “Laser Way” është klinika e parë dhe më e madhja në Shqipëri, e cila ofron shërbime ekskluzive per transplantin e flokut!

Me filialet e saj moderne në Tiranë dhe Prishtinë, klinika Laser Way bën diferencën në treg, si e para dhe e vetmja klinikë që aplikon teknologjinë më të avancuar D.H.I –IMPLANTIMIN DIREKT TE FLOKUT.

Që nga viti 2004, klinika “Laser Way” ka realizuar mbi 15 000 transplante të flokut.
Dhe kur flitet per transplantin e flokeve, të gjithë duam te njëjtin rezultat – një rezultat natyral. Kjo arrihet me transplantin mikro-kirurgjikal te flokeve, teknika më e avancuar që përdoret për zëvendësimin e përhershëm të flokëve. Me këtë metode nuk ndryshohet procesi i rritjes së flokut. Rezultati është krejtësisht natyral dhe praktikisht i padallueshëm.

Rezultatet e larta dhe mijëra klientë të kënaqur, në afro 20 vjet eksperiencë, e kanë kthyer tashmë Laser Way-n në një brand dhe në klinikën lider në rajon në fushën e transplantit të flokut. Mos prit, por kontakto për një konsultë falas, besoi edhe ti cilësisë, përkushtimit dhe profesionalizmit të klinikës Laser Way për të rifituar flokët e tu !

- Laser Way të bën me flokë! -

Cfarë ofrojmë?

Teknikat e mbjelljes së flokut

DHI Hair Transplant

Implantimi Direkt i Flokeve (DHI) është teknika më e avancuar e transplantit e disponueshme për trajtimin dhe restaurimin e flokeve. Përmes metodës DHI, folikulat e flokëve nxirren fillimisht nga zona dhuruese përpara se të transplantohen drejtpërdrejt në zonën marrëse, pa pasur nevojë për prerje me bisturi apo vendosje nëpërmjet pincetave.

Sapphire FUE

Nxjerrja e njësisë folikulare (FUE) është një metodë për transplantimin e flokeve ku folikulat individualë të flokeve hiqen nga zona dhuruese duke përdorur një mjet të veçantë përpara se të implantohen tek zonat problematike të synuara. Transplantet e flokut SAPPHIRE FUE janë procedura minimalisht invazive me kohë të shkurtër rikuperimi.

Mbjellja e Mjekrës

Procedura e mbjelljes së mjekrës e aplikuar kohët e fundit është një procedurë më e thjeshtë dhe e cila jep rezutate tepër të mira. Kjo procedurë varion nga 3 deri në 6 orë në drejtim të kohëzgjatjes, në varësi të sipërfaqes që do të mbillet. Ajo kryhet me anestezi lokale, ashtu si edhe mbjellja e flokeve. Kjo do të thotë që dhimbja nuk do të ndjehet as gjatë dhe as pas aplikimit.

Mbjellja e Vetullave

Ndërhyrja me mbjelljen e vetullave është një procedurë që duhet të punohet më delikatesë, rigoroze në aspektin e formës dhe të strukturës. Pas muajit të parë nis dalja e fijeve të reja. Pas muajit të 6-të, fijet dalin intensivisht. Për arsye se gjatë operacionit aplikohet anestezi lokale, ju nuk ndjeni asnje dhimbje.

Rezultatet

Transformime fantastike të klientëve tanë

Reviews

Përshtypjet e klientëve

Përshtypjet e disa prej pacientëve tanë të veçantë të cilët na nderuan duke zgjedhur “Laser Way”.

Keni ndonje pyetje?

Nuk e gjetët pyetjen tuaj?
Ju mund të bëni çdo pyetje që keni në lidhje me mbjelljen e flokëve në klinikën Laser Way!

Pyetjet më të shpeshta

Një konsultë falas me një specialist në klinikën “Laser Way” do ju sigurojë një informacion mbi shkaqet e rënies së flokut dhe mbi mënyrat e disponueshme të trajtimit të tij.

Pas vlerësimit që do t’ju bëhet nga specialisti ynë, do të përcaktohet përfundimisht nëse jeni apo jo kandidat për procedurën e transplantit. Këtu do të analizohet rënia e flokut që ju keni, do të diskutohen pritshmëritë tuaja dhe do të parashtrohen alternativat e mundshme.

Faktorët që percaktojnë kandidaturën për procedurën e transplantit përfshijnë numrin e grafteve që nevojiten për të dhënë rezultatin që ju dëshironi, ekzistencën dhe dendësinë e flokut dhurues, strukturën e flokut, dhe mundësinë e humbjes së mëtejshme të flokut në të ardhmen.

Një njësi folikulare është një grup natyror rrënjësh floku. Njësitë folikulare individuale janë shumë të vogla dhe rriten në një model të çrregullt.

Me teknikat që “Laser Way” përdor, njësitë folikulare zakonisht ruhen në strukturën e tyre natyrore. Kjo gjë është e rëndësishme, pasi përfitohet sasia maksimale e flokëve, gjë që kontribuon në arritjen e rezultatit më të përsosur e natyral që mundet.

Një “mikro-graft” është një graft me 1, 2, ose 3 rrënjë floku.

Qëllimi final i çdo procedure transplanti (mbjellje floku) është që t’i japë klientit një pamje natyrale, duke arritur një dendësi optimale dhe një rezultat praktikisht të pa-dallueshëm, por pa kompromentuar zonën dhuruese.

Ka disa teknika të cilat mund të jenë efektive, por është përgjegjësia e mjekut që të zgjedhë metodën më të mirë, për të arritur synimin për çdo pacient të veçantë.

Po. Transplantet e flokëve mund të jenë shumë efektive për të mbuluar shenjat e dukshme që shkaktohen si pasojë e dëmtimeve të ndryshme aksidentale të lëkurës së kokës, duke përfshirë këtu djegiet dhe ndërhyrjet kirurgjikale madhore në kokë.

Teknikat moderne të transplantimit bëjnë të mundur që mjeku të vendosë grafte para, pas, dhe madje mbi vetë indin shenjës.

Gjithsesi, nevojitet flok donor i mjaftueshëm për të mbuluar shenjat, prandaj vetëm konsultimi juaj individual dhe falas tek “Laser Way” mund t’ju japë përgjigjen nëse procedura e transplantit të flokëve (mbjelljes se flokeve) do të jetë zgjidhja e problemit tuaj.

Transplantet e flokëve janë realizuar me sukses për më tepër se 40 vjet. Përparimet e kohëve të fundit në drejtim të përdorimit të grafteve të njësive folikulare të flokut kanë ndikuar në mënyrë thelbësore mbi rezultatet e ndërhyrjeve për zëvendësimin e flokëve.

Floku i transplantuar (ose floku i mbjelle) duket po aq natyral sa edhe pjesa tjetër e flokut tuaj, për arsyen e thjeshtë se është flok që rritet në mënyrë natyrale.

Një prej përfitimeve më të rëndësishme të mbjelljes se flokëve është fakti që floku i transplantuar do të rritet përgjatë të gjithë jetës dhe nuk do të bjerë më kurrë.

Pyetja që vërtetë duhet të bëni është: A mundeni ju ta përballoni mos-bërjen e një mbjellje floku?

Zëvendësimi i flokëve sot është më i përballueshëm se kurrë. Pas një vlerësimi të hollësishëm të problemeve të flokut tuaj dhe diskutimit mbi pritshmëritë tuaja, ne do jemi në gjendje t’ju bëjmë një vlerësim realist të kohës dhe të shpenzimeve të nevojshme për të arritur qëllimin tuaj.

E vetmja gjë me rëndësi e cila duhet të merret në konsideratë nga çdo klient është arritja e zëvendësimit natyral dhe dendësisë së dëshiruar brenda buxhetit të disponueshëm.

Një transplant flokësh (mbjellje flokesh) ka vlerë vetëm nëse e kënaq klientin.

Megjithëse kostoja është një faktor i rëndësishem dhe duhet të merret gjithmonë në konsideratë, ajo nuk duhet të jetë faktori i vetëm i zgjedhjes tuaj. Ndryshe nga metodat e tjera të trajtimit të rënies së flokut, kostoja e çdo procedure transplanti është e vetme.

Klinika “Laser Way” e përshtat procedurën dhe pagesën sipas rrethanave dhe buxhetit të secilit klient.

Mjekët e “Laser Way” vazhdojnë të jenë pionierët e teknikave mikro-kirurgjikale më të avancuara që përdoren për zëvendesimin e flokëve.

Stafi i mjekëve tanë me ekperiencë 25 vjeçare, arrin rezultate me pamje natyrale dhe estetike nëpërmjet perfeksionimit të teknikave të përgatitjes së grafteve dhe të mikrografteve.

Duke perdorur teknikat “Hair Plus” dhe “FIT” (Follicle Isolated Technique), arrihen rezultate maksimale, graftet vendosen në mënyrë artistike në kënde dhe drejtime të ndryshme, në mënyrë që rezultati përfundimtar të përngjajë maksimalisht me flokët natyrale.

Çdo plan trajtimi personalizohet sipas nevojave të individit.

Duke qenë se transplantet e flokut (mbjelljet e flokut) janë të përhershme, vendimi juaj do të zgjasë gjatë të gjithë jetës tuaj. Prandaj zgjedhja juaj duhet të jetë klinika “Laser Way” – e para në Shqipëri që ka realizuar transplantet e flokëve.

 

Rënia e flokut është një problem që persiston gjatë të gjithë jetës. Ne do ju këshillonim që ta trajtoni këtë problem herët, përpara sesa ai të bëhet i dukshëm.

Një fillim i herët i mundëson mjekut që realizon transplantin tuaj që të maskojë punën dhe i mundëson flokut të transplantuar që të rritet gradualisht, pa u vënë re. Nuk ekzistojnë kufij moshe (pacientet tanë variojnë nga mosha 18 deri në 80 vjeç).

Nuk ka nevojë që të prisni derisa rënia e flokut të përfundojë, pasi ekziston një moshë e caktuar kur kjo gjë ndodh. Mjekët e klinikës “Laser Way” përllogarisin humbjen e flokëve që do të keni në të ardhmen dhe përgatisin një plan ndërhyrjesh në mënyrë që ju të dukeni natyral gjatë të gjithë kohës.

Nëse ju keni pritur që të perfeksionohen teknikat e mikro-kirurgjisë së transplantit, ky moment ka ardhur tashmë. Pasi ju të njiheni me rezultatet e jashtëzakonshme që janë arritur nga stafi i klinikës “Laser Way”, i vetmi pendim i juaji do jetë “Përse nuk e keni bërë këtë procedurë më parë”.

Nisni të numëroni flokët e rinj që ju mbijnë në vend se të vazhdoni të numëroni flokët që bien.

Lëkura e kokës është shumë elastike. Pasi merret seksioni me flokë, mjafton vetem që të dyja skajet e lëkurës të bashkohen dhe të qepen.

Prova e vetme vizibël që mbetet nga ndërhyrja është një vijë e hollë e cila fshihet nën flokët që rriten vertikalisht në pjesën e pasme të kokës.

Po. Ekzistojnë metoda nëpërmjet të cilave mund të ngadalësohet apo të frenohet ritmi i dobësimit dhe i humbjes së flokut tuaj.

Tek klinika “Laser Way” praktikojmë metodën më të avancuar për trajtimin e flokëve të dobësuar dhe trajtimin e rënies së flokut – lazerin profesional për rigjenerimin e folikulave të flokut.

Pas një ANALIZE të hollësishme të flokut tuaj e cila realizohet në laboratorë modernë nëpërmjet metodës “Capillure Test”, bëhet i mundur DIAGNOSTIKIMI dhe evidentimi i faktorëve që shkaktojnë rënien e flokut si dhe përcaktimi i nevojave potenciale për mikro-nutrientët esencialë të cilët ndikojnë në të pasurit e flokëve të shëndetshëm.

TERAPIA e personalizuar për çdo klient përcaktohet mbi bazën e rezultateve të analizës së detajuar e diagnozës së kujdesshme dhe përfshin terapinë zëvendësuese me mikro-nutrientë të përshtatur sipas nevojave të individit, ashtu si edhe përdorimin e lazerit profesional për oksigjenimin dhe rigjenerimin e folikulave të flokut.

Kjo është një pyetje që mjekët e transplantit te flokëve e degjojne shumë shpesh. Kohëzgjatja e një operacioni të mbjelljes se flokëve varet nga shumë faktorë si sasia e transplanteve që do të implantohen dhe teknika që do të përdoret. Gjithashtu duhet të kihet parasysh se ka edhe një fazë përgatitore përpara procedurës. 

Pyetje Specifike për Femrat

Rënia e flokut shkaktohet nga faktorë të tillë si trashëgimia, hormonet dhe mosha.

Informacioni gjenetik përcakton nëse folikulat e flokut janë të ndjeshme ndaj hormonit DHT (dihydrotestosterone) dhe hormoneve të tjera të cilat shkaktojnë “tkurrjen” e tyre. Kjo “tkurrje” rezulton në një dobësim të përgjithshëm dhe gradual të flokut.

Përveç kësaj, edhe procesi i plakjes mund të dobësojë folikulat dhe si rrjedhojë fijen e flokut. Kjo shkakton hollimin e flokut dhe zhveshjen e sipërfaqeve të lëkures prej tij – humbjen e përhershme të flokut.

Po. Transplantet e flokëve (mbjellja e flokeve) mund të jenë shumë efektive për të mbuluar shenjat e dukshme që shkaktohen si pasojë e procedurave të ndryshme, duke përfshire këtu ndërhyrjet kozmetike dhe ndërhyrjet kirurgjikale madhore në kokë.

Teknikat moderne të transplantimit bëjnë të mundur që mjeku të vendosë grafte para, pas, dhe madje edhe mbi indin e vetë shenjës.

Po. Flokë shumë të hollë të përzgjedhur nga lekura e kokës transplantohen në zonën e vetullave për të korrigjuar defektet kozmetike, dëmtimet e mëparshme të fytyrës, apo gjendje të tjera të cilat kanë demtuar vetullat.

Fijet e transplantuara do të rriten më shpejt sesa vetullat normale.

Rekomandohet që ju të konsultoheni me mjekun për një diagnozë të plote përpara se të kërkoni një transplant flokësh, për arsye së rënia e flokëve tek femrat shkaktohet nga disa faktorë të tjerë përveç alopecisë androgjenetike, faktorë të cilët mund të demtojnë flokun e ri të transplantuar.

Për përgatitjen e një plani të përshtatshëm trajtimi, është e rëndësishme që të kërkoni një dermatolog ose një mjek të specializuar për transplantin, i cili është i përgatitur në këtë fushë.

Si funksionon?

Rrugëtimi juaj për tek ne

Na Kontaktoni

Përdorni një nga metodat tona të kontaktit për të startuar rrugëtimin tuaj drejt ndryshimit të pamjes suaj!

Konsulta Falas

Ne kontrollojmë gjendjen tuaj aktuale të flokëve si dhe background-in mjekësor për të përcaktuar nëse ju përshtatet transplanti i flokëve.

Rezervimi i Datës

Së bashku, vendosim datën e ndërhyrjes si dhe ju njoftojmë për udhëzimet paraprake për një mbjellje flokësh të suksesshme!

Dita e Ndërhyrjes

Ne do të sigurohemi që gjendja juaj gjatë ndërhyrjes të jetë sa më komforte duke mos ndjerë asnjë dhimbje.

Pas Ndërhyrjes

Ekipi ynë profesional do të ndjekë me kujdes rikuperimin dhe zhvillimin tuaj pas mbjelljes se flokeve.

Bëni rezervimin tuaj

Për të kryer një transplant flokësh me cilësi të lartë në Laser Way, mjafton të na kontaktoni.
Bekim PerajBekim Peraj
14:43 10 Sep 23
Very Friendly Stuff working they did a very good job and the results came better then I expected i would suggest them to everyone else
mlskjd jkhgsmlskjd jkhgs
13:15 07 Sep 23
They will do the procedure only if it is possible to have a good result , true professionals
Armand PicariArmand Picari
13:39 16 Aug 23
I saw the results from some of my friends who did their hair transplant with Laser Way and it was great, so I decided to go with them for mine too. The whole process was very smooth, the staff was professional and friendly. Highly recommend them for your hair transplant.
Martin DodaniMartin Dodani
13:05 14 Aug 23
I am very happy, I have a perfect result, no one notices
oli mucaoli muca
11:35 12 Aug 23
I am very satisfied with the whitening of my hair, also the staff is very correct
Giorgos PapoutsisGiorgos Papoutsis
17:43 02 Aug 23
Everything started 2 months ago when I visited the layserway clinic and I have to say: what a customer treatment. They came to the hotel and they transferred me to the clinic and they brought me back.While I was there, they were very kind to me. Everything was just perfect to the littlest detail. After 2 months the results were great. I would recommend this clinic for any that is seeking tha kind of service. Just perfect
Michael HunterMichael Hunter
16:32 01 Aug 23
They did a terrific job for me.I was in excellent condition; the clinic is immaculate down to the last detail, and the personnel is friendly and helpful above all else. The transplanted hair has all come back after about a year, and it is clear that the surgery was done exceptionally well because it gives a natural appearance.I believe the money I spent was a good investment. As a result of my own experience, I suggest visiting this clinic.
Idneu IdneuIdneu Idneu
05:03 17 Jul 23
I recently went to Laserway Clinic and was blown away by the experience. The staff was incredibly friendly and knowledgeable, and the facilities were top-notch. The procedure itself was painless and the results have exceeded my expectations. I highly recommend this clinic to anyone looking for a hair transplant.
Fatjon MeciFatjon Meci
11:57 15 Jan 23
The experience with the clinic was really great overall. The staff was very flexible with setting up the transplanting date and quite good at explaining what to expect.The transplanting itself was long, but the doctor was excellent and very detail oriented. She did an outstanding job and I would highly recommend to anyone to go for the DHI transplant with her instead of other doctors and options in the clinic.There were clear instructions after the procedure and you need to go back to the clinic after the first day to check.I am writing this 16 days after the procedure and my hair look already amazing. I am expecting shock loss in the next weeks and will update the review with more details in the coming months.
js_loader
× WhatsApp