Pas operacionit të mbjelljes së flokëve, graftet e transplantuara kalojnë disa faza përpara se të arrijnë rezultatet më të mira dhe të dëshiruara. Pas procedurës së mbjelljes së flokëve, ka një periudhë rikuperimi, e cila konsiderohet rreth një vit për të parë rezultatin përfundimtar të rritjes së flokëve.
Më poshtë po ju njohim me një afat kohor në lidhje me fazën e rikuperimit pas transplantit të flokëve.
Rikuperimi pas transplantit të flokëve
1-15 ditë pas transplantit të flokëve
Në ditët e para pas procedurës së mbjelljes së flokëve, pacienti mund të përjetojë disa shqetësime të lehta, kruajtje si në zonën e dhurimit, ashtu edhe në atë të tranplantit. Këto simptoma, në përgjithësi, zhduken në pak ditë, deri në një javë.
Skuqja dhe korja e kokës që vihen re pas procedurës së mbjelljes së flokëve, zakonisht zhduken në fund të javës së dytë.
15-30 ditë pas transplantit të flokëve
Përafërsisht tri javë pas procedurës, pacienti mund të vërejë humbje të përkohshme të qimeve të transplantuara. Kjo është një gjendje normale dhe e pritshme dhe ndodh për shkak të fazës së pushimit të përkohshëm, në të cilën hyjnë të gjitha folikulat e flokëve të transplantuar pas çdo procedure të transplantimit të flokëve.
1-2 muaj pas procedurës së transplantit të flokëve
Brenda muajve të parë pas operacionit, pacienti mund të presë të shohë rritje të flokëve të reja. Ky cikël i ri i rritjes priret të ndryshojë nga pacienti në pacient, por afërsisht tre muaj pas procedurës, floku i ri do të jetë i dukshëm. Folikulat e reja të flokëve mund të mos rriten domosdoshmërisht në mënyrë të barabartë, por të gjitha do të rriten përfundimisht. Flokët e rinj të transplantuar fillojnë të hollohen dhe gradualisht bëhen më të dendur me kalimin e kohës.
3-6 muaj pas transplantit të flokëve
Pacienti mund të presë rritjen e flokëve të rinj zakonisht deri në pesë deri në gjashtë muaj pas procedurës. Për më tepër, kjo është edhe faza ku pacienti do të fillojë të vërejë se flokët e rinj të transplantuar janë trashur ndjeshëm.
6-10 muaj pas transplantit të flokëve
Nga 6 deri në 10 muaj, pacienti është në gjendje të vërejë ndryshimin më mbresëlënës që nga procedura fillestare.
1 vit pas procedurës së transplantit të flokëve
Pas një viti të plotë, pacienti mund të presë të shohë rezultatet përfundimtare të procedurës, megjithatë periudha e rikuperimit mund të zgjasë më shumë se një vit, veçanërisht kur transplantimi kryhet në pjesën e sipërme të kokës.
Si përfundim:
Tani e dini se çfarë ju pret pas procedurës së transplantimit të flokëve. Për të marrë rezultate të shkëlqyera nga një operacion i mbjelljes së flokëve, ndjekja e udhëzimeve dhe pritshmëritë reale janë aq të rëndësishme sa vetë procedura. Për këtë arsye, edhe nëse pacienti e di se çfarë të presë, ai përsëri duhet të ndiqet nga klinika pas procedurës.