Vendimi për të kryer një transplant flokësh nuk është gjithmonë i lehtë dhe arsyet për këtë i kemi përmenduar edhe më herët në artikujt tanë, megjithatë nëse ky vendim merret në masë nga një numër i caktuar njerëzish, mes tyre edhe nga personazhe të njohur, do të thotë që është një shtysë e mirë për ta rimenduar dhe për ta bërë këtë ndërhyrje.

Personazhet e famshëm janë gjithmonë fokus për t’u ndjekur si model i mirë sa herë duam të nisim një stil të ri jete që, më shumë se gjithçka tjetër, ka nevojë për vetëbesim. Pa dyshim, transplanti i flokëve, në ditët tona nuk duket më një ndërhyrje “e largët”, gati-gati e paprekshme si shumë vite më parë. Fjala e fundit e teknologjisë në klinikën “Laser Way” e bën edhe mbjelljen e flokëve një procedurë lehtësisht të mundur dhe për fare pak kohë, personazhin që zgjedh ta bëjë, një njeri të ri.

Janë të shumtë VIP-at shqiptarë që kanë zgjedhur të bëjnë transplant flokësh në Shqipëri dhe të modelojnë tërësisht vetëbesimin pas kësaj ndërhyrjeje. Rezultatet, në të gjitha rastet kanë qenë mbresëlënëse. Siç e kemi përmenduar më herët, teknikat mbi të cilat kryhet transplanti i flokëve, gjithmonë e më të thjeshta dhe, mbi të gjitha, në një kohë fare të shkurtër, kanë bërë që shumë personazhe të mos e mendojnë dy herë mbjelljen e flokëve dhe ndryshimin e pamjes së tyre të re. Një vijë e re flokësh, një kokë e mbushur me flokë do të shijohet për një kohë të gjatë, ndaj edhe zgjedhja nuk kërkon kaq shumë mund për t’u kryer.

Cilët janë personazhet VIP që kanë kryer transplant flokësh në “Laser Way”?

Për të pasur flokët e ëndërruar, me siguri, juve do t’ju duhet të shihni kush dhe si e ka bërë këtë zgjedhje. Kush më mirë dhe kush më shumë se VIP-at që i shihni çdo ditë në ekran mund t’ju bindin për këtë? Pamja e tyre e freskët, “heqja e moshës” si me magji, nuk të lë kohë të mendohesh gjatë për objektivin që i ke vetes për Vitin e Ri.

Në klinikën “Laser Way” janë të shumtë ata që kanë bërë mbjellje flokësh me rezultate të shkëlqyera. Me siguri, një pjesë të madhe nga burrat më seksi të ekranit, i keni vënë re edhe ju sa më të rinj duken krahasuar me disa kohë më parë. Pamja e re dhe sidomos fotot “Para & Pas” janë ato që ju lënë me gojë hapur pas atyre portreteve që tashmë, zor se mund t’jua përcaktoni dot moshën.

Janë nga fusha të ndryshme të jetës, duke nisur që nga biznesi, arti, sporti, gazetaria dhe çdo fushë tjetër argëtimi. Të gjitha rastet e personazheve të njohur që kanë zgjedhur të kryejnë mbjellje flokësh në klinikën “Laser Way” kanë dhënë rezultate fantastike dhe për këtë, mund të flasë çdo rast i emrave të mëposhtëm, të cilët ju i shikoni çdo ditë në ekran. Të famshmit, burra dhe gra, mund të sfidohen si çdo njeri tjetër për pyetjen që vjen më pas: Si ndihen ata pas transplantit të flokëve?

Nëse kurioziteti për transplantet e flokëve të personazheve të famshëm mund t’ju shuhet fare lehtë sapo të mësoni disa emra mjaft të njohur të ekranit, pyetja e radhës është: ku shkojnë ata për të bërë transplant flokësh dhe cilën klinikë zgjedhin? Pa diskutim, emri që përmendin VIP-at është një garanci e shtuar për secilin prej jush që është duke e menduar mbjelljen e flokëve. Sepse, pa dyshim, ata investojnë për të marrë trajtimin më të mirë të flokëve dhe rezultatet ideale; kërkojnë vendet më të mira për t’iu nënshtruar operacionit të transplantimit të flokëve; marrin rezultate në një kohë fare të shkurtër dhe krejtësisht pa dhimbje.

Një prej vendeve më të veçanta dhe të njohura në këtë fushë në Shqipëri është edhe klinika “Laser Way”. Prej vitesh, klinika jonë ka një prestigj të lartë mes emrave të njohur dhe ka prioritet rezultatin optimal në një kohë të shkurtër rikuperimi.

Më poshtë, po ju listojmë një numër të konsiderueshëm personazhesh të njohur, të cilët ia kanë besuar klinikës “Laser Way” transplantin e flokëve dhe prej këtej, kanë dalë me rezultate mbresëlënëse.

Duke nisur që nga gazetari Arlind Isa, kuzhinieri Alfio Rrotani apo së fundi, edhe gazetari dhe moderatori Edi Manushi, VIP-at më poshtë dhe ndryshimet e tyre tërësore do t’ju bindin që viti 2024 duhet të jetë viti i ndryshimit tuaj të madh.

Të tjerë personazhe të njohur që kanë kryer transplant flokësh në klinikë: Altin Lala (kostumograf), Bruno Pollogati (këngëtar), Renis Gjoka (këngëtar), Eugent Bushpepa (këngëtar), Leon Mekshi (gazetar), Meridian Ramçaj (menaxher), Xhon Jesku (këngëtar), Eljan Tanini (gazetar), Andi Stafuka (këngëtar), Genti Deda (këngëtar), Edi Manushi (prezantues televiziv), Aurel Meçani (Për’puthen), Klinton Zeqiraj (gazetar) etj.

Në “Laser Way”, besimi është hapi i parë që VIP-at e sipërpërmendur ju japin me rezultatet e tyre të shkëlqyera. Ajo që mbetet është vendimi juaj…