Periudha e parë pas një transplanti flokësh, siç e dini, është paksa delikate sa u përket aktiviteteve fizike, sipas këshillave që japin edhe vetë mjekët. Pjesë e aktivitetit fizik është, pa dyshim, edhe aktiviteti seksual. Kur sapo keni bërë një transplant flokësh, përfshirja në aktivitet seksual duhet të jetë e lehtë për të siguruar rezultate optimale kirurgjikale. Kryerja e aktiviteteve të tilla shumë shpejt mund të çojë në disa komplikime dhe rezultate të pakënaqshme.
Në këtë artikull, ne ju ndihmojmë për gjithçka që duhet të dini në lidhje me këtë pyetje që bëhet shpesh nga pacientët:
– Jeta seksuale pas transplantimit të flokëve duhet të vonohet për një kohë të shkurtër (disa ditë).
– Marrëdhëniet seksuale rritin presionin e gjakut dhe kjo gjë vonon shërimin e shpejtë të flokëve.
– Djersitja gjatë seksit mund të dëmtojë shërimin e folikulave të ndjeshme të flokëve.
– Koha optimale është 4-5 ditë, por pas 10-ditësh mund t’i riktheheni jetës suaj normale seksuale.
– Në periudha afatgjata, transplanti i flokëve ka efekte pozitive në dëshirën seksuale.
– Nëse ju nevojitet, masturbimi është një zgjedhje e sigurt pas transplantit të flokëve.
A mund të bëni seks pas transplantit të flokëve? A ndikon në rezultatet tuaja?
Po, mund të bëni seks pas një transplanti flokësh, por jo menjëherë pas operacionit, pasi seksi stimulon djersitje, rritje të tensionit dhe rrahje të zemrës, të cilat mund të vonojnë procesin e shërimit të shpejtë të flokëve.
Çdo transplant flokësh është delikat pothuaj për 10 ditët e para, por rezultati optimal i shërimit shkon deri në 14 ditë. Është e këshillueshme të ndiqni udhëzimet e dhëna pas operacionit për një proces më të butë rikuperimi dhe rezultate të suksesshme.
Pse është e rrezikshme të bësh seks pas transplantit të flokëve?
Ka shumë arsye pse nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale menjëherë pas një transplanti flokësh. Këtu kemi renditur të gjitha rreziqet e seksit pas mbjelljes se flokëve:
– zhvendosja e grafteve të flokëve
– rriten shanset për infeksion
– vonesa e shërimit të plotë
Le të shpjegojmë pse NUK rekomandohet seksi mënjëherë pas një transplanti flokësh
Zhvendosja e grafteve të flokëve
Gjatë marrëdhënies seksuale, ju mund të prekni aksidentalisht ose të shkaktoni fërkime në lëkurën e kokës, gjë që në përgjithësi i shpërngul korëzat tuaja shëruese. Çdo aktivitet fizik që e vë trupin nën trysni, përfshirë edhe seksin, nuk rekomandohet menjëherë pas transplantit dhe duhet shmangur gjatë ditëve të para të periudhës së rikuperimit.
Mundësia për infeksion
Kontakti seksual pas transplantimit të flokëve nuk shkakton drejtpërdrejt infeksion, por rrit rrezikun e tij, gjë që mund të çojë në komplikime të folikulave. Kjo është për shkak të lëvizjeve të papritura të trupit, kontaktit aksidental me lëkurën e kokës ose fërkimeve të papritura që mund të përjetoni gjatë kontaktit seksual.
Vonesa e shërimit
Kur bëni seks, trupi juaj punon shumë, presioni i gjakut rritet, muskujt tkurren dhe ju djersiteni. Të gjitha këto kontribuojnë në këtë periudhë rikuperimi duke vonuar shërimin e lëkurës së kokës. Kryeni marrëdhënie seksuale pas transplantimit të flokëve në afatin kohor të rekomanduar edhe nga mjeku.
Kur mund të bëni seks pas transplantit të flokëve?
Ju mund të bëni seks në mënyrë të sigurt pas dy javëve pas operacionit të mbjelljes së flokëve, por është gjithashtu e mundur të kryeni aktivitete seksuale në periudhën brenda 5-6 ditëve me kujdes. Të bësh seks menjëherë pas operacionit të transplantimit të flokëve FUE ose DHI mund të sjellë pasoja duke vonuar edhe rikuperimin e shpejtë.
A ndikon transplanti i flokëve në jetën seksuale?
Po, transplanti i flokëve ndikon pozitivisht në jetën seksuale, me përjashtim të ditëve të para të periudhës së pritjes. Për më tepër, klinika si kjo e jona rekomandojnë përdorimin e medikamenteve për rritjen e flokëve dhe rikuperimin e shpejtë të tyre.
Si mund të ndikojë transplanti i flokëve në dëshirën seksuale?
Pas një transplanti flokësh, përjetimi i rritjes së flokëve mund të kontribuojë në një përmirësim afatgjatë të disponimit tuaj të përgjithshëm dhe gjendjes së mirë psikologjike, gjë që mund të ndikojë pozitivisht në dëshirën seksuale. Ju mund të ndjeni një dëshirë më të lartë për seks, pas procedurës së mbjelljes së flokëve, falë vetëbesimit të rritur tashmë.
Sipas një analize mbi shëndetin seksual, një nga autorët e së cilës është John K. Sakaluk, Asistent Profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin Perëndimor, ekziston një lidhje pozitive midis vetëvlerësimit dhe shëndetit seksual.
Çfarë duhet të shmangni gjatë marrëdhënieve seksuale pas transplantit të flokëve?
Edhe nëse mund të bëni seks pas disa ditësh pas operacionit, kjo nuk do të thotë se mund të shmangni të gjitha masat e sigurisë. Ka gjëra që duhet të keni parasysh për një proces të suksesshëm rikuperimi të transplantit të flokëve në muajt e parë ndërsa kryeni marrëdhënie seksuale. Këtu kemi renditur disa:
– Mos i prekni dhe mos shkaktoni asnjë fërkim në flokë.
– Bëni seks të sigurt për të shmanguar infeksionet dhe sëmundjet.
– Mos lejoni lëngjet të kontaktojnë me lëkurën e kokës.
A mund të masturboj pas transplantit të flokëve?
Po, mund të masturboni pas një transplanti flokësh. Mund të konsiderohet si një alternativë e sigurt për seksin. Edhe pse, vetëm për të qenë të sigurt, të paktën prisni disa ditë përpara se ta bëni këtë.