- Adresa 01: Rr. Ismail Qemali, Tiranë
- Adresa 02: Blv. Nënë Tereza, Prishtinë
- +355 68 20 81 816
- +383 444 33 989
Implantimi Direkt i Flokëve (DHI) është një teknikë moderne e transplantit të flokëve, që mundëson vendosjen direkte të folikulave në zonën që do të trajtohet.
Gjatë transplantit të flokëve me metodën DHI, folikulat nxirren fillimisht një nga një nga zona dhuruese dhe më pas përgatiten për t’u implantuar në zonën ku flokët janë rralluar ose mungojnë.
Implantimi realizohet me ndihmën e një implanteri të posaçëm, i cili mundëson vendosjen direkte të folikulave duke kontrolluar me kujdes drejtimin, këndin dhe pozicionin e tyre. Kjo është një nga karakteristikat kryesore që e dallon metodën DHI nga teknikat e tjera të mbjelljes së flokëve.
Në Laser Way, procedura planifikohet individualisht sipas zonës që do të trajtohet, gjendjes së zonës dhuruese dhe numrit të grafteve të nevojshme, me synim krijimin e një rezultati sa më natyral.
Kjo procedurë kryhet përmes përdorimi të implanterit “Choi” dhe ofron përfitime të shumëfishta, të tilla si një shkallë më e lartë e mbijetesës së folikulave të flokëve dhe rrezik të reduktuar ndjeshëm të gjakderdhjes / çikatriçeve.
Nëpërmjet metodës DHI, folikulat mund të vendosen duke kontrolluar drejtimin, këndin dhe shpërndarjen e tyre, elemente të rëndësishme për krijimin e një pamjeje sa më natyrale.
Ashtu si me çdo teknikë tjetër të transplantimit të flokëve, hapi i parë është një konsultim i plotë dhe gjithëpërfshirës.
Gjatë këtij konsultimi, përcaktohen specifikat e kryerjes së transplantit në dakordësim midis mjekut dhe pacientit. Në specifika përfshihet numri i grafteve të kërkuara, mbulimi i zonës ku kanë rënë flokët, si dhe përcaktimi i linjës frontale.
Pas dakordësimit të çdo detaji, procedura mund të fillojë.
Gjatë të gjithë procedurës tregohet kujdes i veçantë për të implantuar folikulat e flokëve në këndin 40-45 gradë, në përputhje me këndin dhe drejtimin natyral të rritjes së flokut, për të mundësuar një rezultat totalisht natyral.
Përfitimet e transplantimit të flokëve me metodën DHI përfshijnë:
Mbjellja e flokeve me metoden DHI eshte me i kushtueshem se transplanti me teknikën “Sapphire FUE”.
Kjo gjë ndodh për arsye të pajisjeve të specializuara të nevojshme, si dhe për shkak të trajnimit të gjerë suplementar të cilit duhet t’i nënshtrohen kirurgët dhe stafi mjekësor teknik përpara kryerjes së procedurave të kësaj natyre.
Gjatë muajve pasues, flokët do të vazhdojnë të rriten natyrshëm dhe do të fillojnë të përzihen me flokët ekzistues duke prodhuar një rezultat përfundimtar tërësisht natyral.
Një avantazh i rëndësishëm i transplantimit të flokëve me metodën “DHI” është fakti që pacienti mund të ri-fillojë aktivitetet normale të tilla si noti ose t’i ekspozohet rrezeve të diellit shumë më shpejt sesa me transplantin tradicional të flokëve me metoden “FUE”.
Nuk e gjetët pyetjen tuaj?
Ju mund të bëni çdo pyetje që keni në lidhje me transplantin e flokeve në klinikën Laser Way!
© 2024 Laser Way. Powered by Evolve Web Studio.