- Adresa 01: Rr. Ismail Qemali, Tiranë
- Adresa 02: Blv. Nënë Tereza, Prishtinë
- +355 68 20 81 816
- +383 444 33 989
Sapphire FUE është një teknikë e transplantit të flokëve, gjatë së cilës folikulat nxirren individualisht nga zona dhuruese dhe më pas transplantohen në zonat ku flokët janë rralluar ose mungojnë.
Transplani i flokut përmes “Sapphire FUE” është një procedurë minimalisht invazive dhe me një kohë të shpejtë rikuperimi.
Transplanti “FUE” konsiderohet si një zgjidhje efektive për të luftuar rënien e flokut për shumicën e të interesuarve dhe ka fituar popullaritet në rritje përgjatë viteve të fundit.
Ashtu si me çdo teknologji mjekësore, përparimet në fushën e transplantimit të flokëve gjatë viteve të fundit kanë qenë të mëdha.
Falë përdorimit të mikromotorëve dhe teheve të safirit, procedura mundëson krijimin e kanaleve të imëta dhe vendosjen e folikulave duke respektuar drejtimin natyral të rritjes së flokëve.
Transplantimi “Sapphire FUE” – siç e sugjeron edhe vetë emri – kryhet përmes përdorimit të teheve të bëra nga safiri (në ndryshim nga tehet tradicionale të çelikut).
Përfitimet e përdorimit të gurit të çmuar të safirit për krijimin e prerjeve janë të rëndësishme dhe përfshijnë:
Mbjellja e flokëve përmes Nxjerrjes së Njësisë Folikulare është një procedurë delikate, pasi zona dhuruese dhe zona marrëse trajtohen me anestezi lokale. Vetëm më pas mund të fillojë procedura.
Hapi i parë është nxjerrja e folikulave të flokëve, një e nga një, nga zona dhuruese me ndihmën e një mikromotori dhe mikro-punch, duke krijuar vende ekstraktimi me dimensione të cilat variojnë nga 0,7mm deri në 0,9mm.
Duke përdorur teknikën “FUE”, folikulat e flokëve të nxjerra transplantohen më pas në kanalet që janë krijuar tek zona ku do te aplikohet mbjellja.
Hapja e kanaleve është pjesa më e rëndësishme e procedurës: Mbulimi i plotë dhe natyral mund të arrihet vetëm nëse kanalet krijohen duke ndjekur këndin natyral të pacientit dhe drejtimin e rritjes së flokëve. Këto kanale ndikojnë drejtpërdrejt në dendësinë e flokëve të transplantuar si dhe në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
Kjo është arsyeja përse tehet e safirit janë aq jetike për një transplant të suksesshëm të flokëve me “FUE”. Tehët e safirit i mundësojnë kirurgut të krijojë kanale shumë të imëta – nga 1,4mm deri në 1,5mm.
Cilat janë përfitimet konkrete të teheve të safirit kur krahasohen me tehet konvencionale të çelikut, përgjatë një transplantimi flokësh “FUE”?
Avantazhi kryesor i teheve të safirit është se ato janë ndjeshëm më të mprehta në krahasim me tehet prej çeliku.
Së pari, tehet më të mprehta lejojnë prerje më të imta. Prerjet më të imëta nënkuptojnë që kirurgu mund të krijojë më shumë kanale. Më shumë kanale do të thotë më shumë flokë të transplantuar, që nga ana tjetër do të thotë rezultat përfundimtar i dendur dhe natyral.
Prerjet më të imta gjithashtu reduktojnë në masë të madhe rrezikun e gjakderdhjes, si gjatë ashtu edhe pas procedurës. Përveç kësaj, kanalet e krijuara sipas madhësisë së përshtatshme të grafteve ndihmojnë në vendosjen e kontrolluar të folikulave në zonën e transplantuar.
Një tjetër avantazh i rëndësishëm i teheve të safirit është se ato mundësojnë një proces shërimi shumë më të shpejtë dhe të sigurtë: Tehët e safirit shkaktojnë shumë më pak dëmtime në indet përreth dhe minimizojnë mundësinë për infeksion.
Metoda Sapphire FUE përdor tehe safiri për krijimin e kanaleve ku vendosen folikulat, duke mundësuar prerje të imëta dhe një proces të kontrolluar të transplantimit.
Gjatë procedurës, e cila mund të zgjasë rreth 6–7 orë në varësi të rastit, zona dhuruese dhe zona marrëse trajtohen me anestezi lokale.
Ndërsa transplanti i flokëve me “Sapphire FUE” është një procedurë minimalisht invazive dhe me rrezik të ulët, ajo paraqet disa efekte anësore post-operative.
Rritja e flokëve të rinj fillon gradualisht gjatë muajve pas transplantit, ndërsa rezultati përfundimtar zakonisht vlerësohet rreth 12 muaj pas procedurës, megjithëse koha mund të ndryshojë nga një pacient te tjetri.
© 2024 Laser Way. Powered by Evolve Web Studio.