Për shumicën e njerëzve, rrallimi i flokëve është një pjesë normale e procesit të plakjes. Por disa persona janë më të prirur ndaj rrallimit dhe rënies së flokëve sesa të tjerët, dhe kjo ndoshta varet nga gjenetika. Flokët bien, sepse përsëritin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja). Këtë proces e përshpejton një faktor kryesor: dielli. Kështu, gjatë pranverës dhe verës, rrezet e diellit rritin sekretimin e hormoneve përgjegjëse për rritjen e flokut dhe shkaktojnë një reaksion të ngjashëm me atë të bimëve. Një periudhë prej gati 4-6 javësh mund të fillojë në fund të gushtit dhe të zgjatë deri në fund të nëntorit. Pas kësaj periudhe, gjithçka kthehet në normalitet.
Por ka shkaqe të tjera më serioze të rrallimit dhe rënies së flokëve (alopecia). Këtu përfshihen probleme shëndetësore si; ngjarjet stresuese të jetës, ndryshimet hormonale, disa medikamente që mund të merrni në periudha të ndryshme, si edhe mungesa e disa lëndëve ushqyese bazë për flokët.
Humbja e flokëve mund të jetë shkatërruese e sidomos për meshkujt që e përjetojnë edhe në periudha të hershme (jo rrallëherë qysh në të 20-at e tyre fillojnë të mendojnë për transplant flokësh). Renia e flokeve është një nga çështjet më të zakonshme për dermatologët dhe, në shumicën e rasteve, ky lloj trajtimi është i mundur.
Hapi i parë është të zbuloni shkakun e rënies së flokëve. Dhe çelësi është fillimi i trajtimit.
Inflamacioni (si nga sëmundjet autoimune të lëkurës) mund të shkaktojë rënie flokësh dhe nëse nuk trajtohet herët, mund të çojë në humbje të përhershme të tyre.
Çfarë është alopecia (renia e flokeve)?
Termi mjekësor për rënien e flokëve njihet si “alopecia“, pavarësisht shkakut. Shumë njerëz mendojnë se kjo u ndodh vetëm meshkujve, por femrat e të gjitha moshave mund të përjetojnë rënie flokësh po njëlloj. Sigurisht, nuk mund të vdisni nga alopecia, por rrallimi i flokëve mund të ndryshojë ndjeshëm stilin e jetës dhe të jetë shkatërrues për njerëzit që e përjetojnë.
Dermatologët theksojnë se është krejtësisht normale të humbasësh rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Por humbja e një numri më të madh se kaq mund të nënkuptojë se ka humbje të tepërt të flokëve, ndaj edhe duhet zbuluar sa më parë shkaku. Kur humbni më shumë sesa zëvendësoni flokë të rinj, do të shihni shenjat e rrallimit të flokëve dhe pastaj rënien e tyre.
Shenjat që tregojnë se rënia e flokëve nuk është normale
– Rrallimi i flokëve, të cilin mund ta vini re kur i kapni flokët bisht, gjithmonë e më i hollë
– Zona pa flokë në kokë që rriten me kalimin e kohës
– Në vijën ndarëse të flokëve rënie dhe/ose humbje flokësh të dukshme etj.
Ka shkaqe të ndryshme të alopecisë, disa janë të trashëguara (priren të zhvillohen në familje), ndërsa disa të tjera mund të shkaktojnë modele dhe simptoma specifike. Në varësi të shkakut, alopecia mund të jetë e shërueshme, kështu që diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm.
Nëse edhe ju po përjetoni rënie flokësh në këtë periudhë, mos u frikësoni. Së pari, bëni një kontroll në një dermatolog sa më shpejt të jetë e mundur. Është më mirë të mos humbni kohë me ilaçe shtëpie apo me kura alternative të këshilluara nga miqtë e familjarët. Ato mund t’ju bëjnë më shumë dëm sesa mirë.
Po cilat janë shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve?
Këtu nuk do të ndalemi në faktorë të tillë që i njihni fare mirë si mosha, gjenetika, sëmundjet autoimune apo kimioterapitë/rrezatimet. Të gjithë e dimë që ndikimi i këtyre problemeve lidhet drejtpërdrejt me rënien e flokëve, ndaj më poshtë do të ndalemi në 5 shkaqe të tjera, edhe ato të zakonshme, por njerëzit që vuajnë nga renia e flokeve, ndoshta u kushtojnë më pak rëndësi.
Stresi
Ju ka ndodhur që fare papritur, ju vëreni se shumë flokë po ju bien? I shihni në jastëk, në krehër, në dysheme, në rroba, në tualet… kudo. Flokët duket se bien aq lehtë sa keni frikë edhe t’i krihni. Termi mjekësor për këtë është “telogen effluvium”. Gjatë humbjes së telogjenit, mund të duket sikur do të mbeteni tullac (por nuk është akoma koha për transplant flokësh). “Telogen effluvium” është përgjigjja ndaj stresit. Rënia e tepërt e flokëve fillon 2 deri në 3 muaj pas një ngjarjeje stresuese, fizike ose emocionale, dhe arrin kulmin rreth 4 deri në 5 muaj më vonë. Me kalimin e kohës, trupi stabilizohet dhe flokët gradualisht ndalojnë rënien. Brenda 6 deri në 9 muajsh, gjërat kthehen në normalitet.
Ushqimi
Në disa situata, humbja e flokëve mund të ndodhë për shkak rasteve, suplementet dietike mund të korrigjojnë lehtësisht mangësitë e vitaminave. Para se mjeku t’ju rekomandojë ndonjë suplement, duhet të bëni një test gjaku, prandaj është e rëndësishme të bisedoni me të përpara se të filloni ndonjë suplement të ri.
Infeksionet
Infeksionet mund të ndikojnë në lëkurën e kokës dhe të shkaktojnë rënie flokësh. Kjo ndodh kur bakteret rriten dhe pushtojnë folikulat e flokëve. Ju mund të shihni zbokth të shtuar, skuqje ose edhe copa lëkure të skalpit që bien. Skalpi mund të ketë kruarje apo edhe dhimbje. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, vizitoni dermatologun pa humbur kohë.
Infeksionet fungale të kokës janë shumë ngjitëse dhe janë shkaku më i zakonshëm i renies se flokeve tek fëmijët. Për t’i parandaluar, fëmijët duhet të shmangin përdorimin e kapelave dhe shajeve.
Shumica e infeksioneve të kokës janë të shërueshme me antibiotikun e duhur ose medikamentet antifungale.
Medikamentet
Disa ilaçe, efektet e tyre anësore mund t’i përcjellin te flokët dhe rënia e tyre. Nuk ndodh me të gjithë ata që marrin këto medikamente, por renia e flokeve mund të ndodhë me disa lloje ilaçesh, duke përfshirë: disa medikamente për uljen e kolesterolit (si atorvastatin dhe simvastatin); disa medikamente për presionin e gjakut (si captoprilandlisinopril), antacid cimetidine (Tagamet), ilaçi kundër akneve isotretinoin (Accutane); steroidet testosterone dhe progesterone etj.
Tregojini menjëherë mjekut, nëse vëreni rënie të flokëve pasi filloni një mjekim të ri.
Stilimi traumatik i flokëve
E dini që edhe flokët pësojnë “trauma” nga mënyra e stilimit? Po, është e vërtetë. Deri tani, ne kemi diskutuar llojet e rënies së flokëve të padëmtuar (fijet dyshe, në gjuhën popullore flokët e djegur), ku gjëndrat e flokëve janë ende të gjalla dhe flokët mund të rriten përsëri. Por në këtë rast gjëndrat e flokëve shkatërrohen dhe flokët nuk mund të rriten përsëri. Disa praktika stilimi mund të shkaktojnë këtë lloj rënieje flokësh. Nëse nuk ndërpriten herët, ato mund të shkaktojnë humbje të konsiderueshme të flokëve që nuk mund të riprodhohet. Shembuj të tillë mund të përfshijnë: stilimi i flokëve në nxehtësi të lartë; trajtimet e ndryshme kimike, modele flokësh të shtrënguar që i këputin flokët etj. Disa shampo që përmbajnë kimikatin “formaldehid” janë gjithashtu të lidhura me rënien e flokëve.
************************
Mbjellja e flokeve është një metodë e injektimit të flokëve të rënë, kur të gjitha shkaqet e përmenduara më sipër, por edhe të tjerë, tashmë kanë vepruar tek ju dhe, me vitet, ju i keni humbur flokët. Mjekësia moderne ofron sot metoda e teknika të jashtëzakonshme, shumë të thjeshta, të transplantit të flokëve, të cilat janë edhe mjaft të efektshme. Por për të gjitha këto, do t’ju flasim në artikullin e radhës…
Për më shumë informacione, klikoni në Klinika Laser Way