Vitet e fundit, klinikat e transplantit të flokëve ofrojnë mundësi të pafundme për të gjithë ata që duan të bëjnë këtë ndërhyrje për t’i dhuruar vetes një pamje më rinore. Por është e vërtetë, gjithashtu, që transplanti nuk ka qenë historikisht e para ide që të gjithë meshkujve u vjen në mendje, sado rënie flokësh të kenë pasur për periudha të gjata.

Klinikat e transplantit të flokëve, në përgjithësi, ofrojnë edhe konsulenca paraprake, të cilat informojnë këdo që mendon të ndërhyjë për të kryer një transplant flokësh. Çdo klinikë që ofron këtë lloj shërbimi dëshiron t’u vijë në ndihmë klientëve që kanë nevojë të informohen paraprakisht për këtë ndërhyrje, duke u ofruar konsulta falas të gjithë të interesuarëve. Në këtë mënyrë, klientët do të jenë më të qartë për transplantin që do të kryejnë në të ardhmen, por po ashtu, ata mund të njihen edhe me ofertat e ndryshme që vetë klinika do t’u mundësojë përmes njoftimeve në faqet e saj sociale.

laser way clinic staf

Por ka një numër të caktuar pacientësh që, pavarësisht vendit ku jetojnë, zgjedhin Shqipërinë për të kryer një transplant flokësh. Kjo ndodh për disa arsye, që do t’i gjeni të listuara dhe të shpjeguara më poshtë:

Përvoja e gjatë

Shqipëria, kryesisht Tirana, ofron një përvojë të gjatë në transplantin e flokëve dhe kjo është një garanci për të gjithë pacientët që mendojnë të bëjnë një ndërhyrje të tillë. Në ndryshim nga shumë vende në Evropë, kryeqyteti shqiptar mund të gjejë zgjidhje të menjëhershme falë përvojës së gjatë, fituar edhe nga lëvizjet demografike.

Kosto konkurruese

Dilemat për transplant flokësh mund të marrin fund sapo mëson që kostot janë disa herë më të ulëta sesa klinikat e transplantit në vendet e tjera. Çdo lloj shërbimi, i ofruar me të njëjtat kushte, në Shqipëri ofrohet shumë herë më lirë dhe kjo, pa diskutim, është një arsye bindëse që çdo pacient, kudo të jetojë, të zgjedhë ta bëjë ndërhyrjen në Shqipëri. Në ditët tona, distanca është thjesht një nocion që thërrmohet në pak minuta apo në pak orë…

Teknologjia e avancuar

Qofsh në Stamboll, qofsh në Berlin apo në çdo zyrë tjetër në të gjithë botën, teknologjia flet me të njëjtën gjuhë dhe ndjek të gjitha hapat për të siguruar zgjidhjen e problemit të flokëve dhe rënies së tyre. Klinikat e transplantit përdorin teknikat më inovatore të transplantit të flokëve, si çdo klinikë tjetër në botë. Edhe kjo është një arsye tjetër bindëse që i bën të gjithë pacientët të ndihen të sigurt për ndërhyrjen e tyre.

Stafi mjekësor

Mjekët e specializuar për transplantin e flokëve japin garanci në çdo vend të botës që të ndodhen. Përvoja e gjatë, specializimet, por edhe “fluturimet” nga njëri vend në tjetrin ofrojnë gjithashtu garanci për “dorën e tyre të artë”. Pa asnjë dyshim, edhe Shqipëria mban njëlloj rekorde për suksesin dhe rezultatet e dhëna në më shumë se 20 vite në shërbimet superiore të transplantit të flokëve.

Laser Way Clinic ka investuar gjithashtu në emrat më të mirë të ekspertëve në këtë industri. Nën emrin e kësaj klinike, ata kanë kryer me mijëra transplante flokësh dhe rezultatet kanë qenë vërtet mbresëlënëse.

Gjithashtu mund te lexoni:

Turizmi i transplantit të flokëve në Shqipëri, 5 arsyet që ju bindin pse ‘Laser Way’ është zgjedhja ideale
Personazhet VIP që kanë kryer transpalntin e flokëve në klinikën “Laser Way”
Mbjellja e flokut, çfarë duhet të bëni në ditët e para pas ndërhyrjes?
5 shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve që nuk i keni ditur.