- Adresa 01: Rr. Ismail Qemali, Tiranë
- Adresa 02: Blv. Nënë Tereza, Prishtinë
- +355 68 20 81 816
- +383 444 33 989
Përse Laser Way?
Klinika “Laser Way” është klinika e parë dhe më e madhja në Shqipëri, e cila ofron shërbime ekskluzive per transplantin e flokut!
Laser Way është klinikë e specializuar për mbjelljen e flokëve në Tiranë, me eksperiencë që prej vitit 2004. Përmes teknikave moderne të transplantit të flokëve, si DHI dhe Sapphire FUE, trajtimi planifikohet në mënyrë të personalizuar për çdo pacient, me synim arritjen e rezultateve sa më natyrale.
Me filialet e saj moderne në Tiranë dhe Prishtinë, klinika Laser Way bën diferencën në treg, si e para dhe e vetmja klinikë që aplikon teknologjinë më të avancuar D.H.I –IMPLANTIMIN DIREKT TE FLOKUT.
Që nga viti 2004, klinika Laser Way ka realizuar mbi 15,000 transplante flokësh. Kur flitet për transplantin e flokëve, një nga objektivat kryesore është arritja e një rezultati sa më natyral.Kjo arrihet me transplantin mikro-kirurgjikal te flokeve, teknika më e avancuar që përdoret për zëvendësimin e përhershëm të flokëve. Me këtë metode nuk ndryshohet procesi i rritjes së flokut. Rezultati është krejtësisht natyral dhe praktikisht i padallueshëm.
Rezultatet e arritura, mijëra pacientë të trajtuar dhe mbi 20 vjet eksperiencë e kanë bërë Laser Way një emër të njohur në rajon në fushën e transplantit të flokëve. Kontaktoni klinikën për një konsultë falas dhe mësoni më shumë rreth mundësive të mbjelljes së flokëve dhe trajtimit më të përshtatshëm për rastin tuaj.
Cfarë ofrojmë?
Implantimi Direkt i Flokëve (DHI) është një nga teknikat më të avancuara që përdoret për transplantin dhe rikthimin e flokëve. Përmes metodës DHI, folikulat nxirren individualisht nga zona dhuruese dhe më pas implantohen drejtpërdrejt në zonën marrëse, pa pasur nevojë për prerje me bisturi apo vendosje me pinceta.
Mbjellja e mjekrës është një procedurë relativisht e thjeshtë, e cila mund të japë rezultate shumë të mira dhe natyrale. Në varësi të sipërfaqes që do të trajtohet, procedura mund të zgjasë nga 3 deri në 6 orë. Ajo kryhet me anestezi lokale, njësoj si mbjellja e flokëve, ndaj pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë ndërhyrjes.
Mbjellja e vetullave është një procedurë delikate, ku i kushtohet vëmendje e veçantë formës, drejtimit dhe strukturës së vetullave për një pamje sa më natyrale. Pas muajit të parë fillon gradualisht rritja e fijeve të reja, ndërsa pas muajit të gjashtë rezultatet bëhen më të dukshme. Procedura kryhet me anestezi lokale, ndaj pacienti nuk ndjen dhimbje gjatë ndërhyrjes.
Nuk e gjetët pyetjen tuaj?
Ju mund të bëni çdo pyetje që keni në lidhje me mbjelljen e flokëve në klinikën Laser Way!
Një konsultë falas me një specialist të klinikës Laser Way ndihmon në vlerësimin e shkaqeve të rënies së flokëve dhe përcaktimin nëse transplanti është zgjidhja e përshtatshme për ju.
Gjatë vlerësimit merren parasysh faktorë si shkalla e rënies së flokëve, numri i grafteve të nevojshme, dendësia dhe cilësia e zonës dhuruese, struktura e flokut dhe mundësia e rënies së mëtejshme në të ardhmen. Gjithashtu diskutohen pritshmëritë tuaja dhe rezultati që mund të arrihet në rastin konkret.
Një njësi folikulare është një grup natyror rrënjësh floku. Njësitë folikulare individuale janë shumë të vogla dhe rriten në një model të çrregullt.
Me teknikat që “Laser Way” përdor, njësitë folikulare zakonisht ruhen në strukturën e tyre natyrore. Kjo gjë është e rëndësishme, pasi përfitohet sasia maksimale e flokëve, gjë që kontribuon në arritjen e rezultatit më të përsosur e natyral që mundet.
Një “mikro-graft” është një graft me 1, 2, ose 3 rrënjë floku.
Qëllimi final i çdo procedure transplanti (mbjellje floku) është që t’i japë klientit një pamje natyrale, duke arritur një dendësi optimale dhe një rezultat praktikisht të pa-dallueshëm, por pa kompromentuar zonën dhuruese.
Ka disa teknika të cilat mund të jenë efektive, por është përgjegjësia e mjekut që të zgjedhë metodën më të mirë, për të arritur synimin për çdo pacient të veçantë.
Po. Transplantet e flokëve mund të jenë shumë efektive për të mbuluar shenjat e dukshme që shkaktohen si pasojë e dëmtimeve të ndryshme aksidentale të lëkurës së kokës, duke përfshirë këtu djegiet dhe ndërhyrjet kirurgjikale madhore në kokë.
Teknikat moderne të transplantimit bëjnë të mundur që mjeku të vendosë grafte para, pas, dhe madje mbi vetë indin shenjës.
Gjithsesi, nevojitet flok donor i mjaftueshëm për të mbuluar shenjat, prandaj vetëm konsultimi juaj individual dhe falas tek “Laser Way” mund t’ju japë përgjigjen nëse procedura e transplantit të flokëve (mbjelljes se flokeve) do të jetë zgjidhja e problemit tuaj.
Transplantet e flokëve janë realizuar me sukses për më tepër se 40 vjet. Përparimet e kohëve të fundit në drejtim të përdorimit të grafteve të njësive folikulare të flokut kanë ndikuar në mënyrë thelbësore mbi rezultatet e ndërhyrjeve për zëvendësimin e flokëve.
Floku i transplantuar (ose floku i mbjelle) duket po aq natyral sa edhe pjesa tjetër e flokut tuaj, për arsyen e thjeshtë se është flok që rritet në mënyrë natyrale.
Një prej përfitimeve më të rëndësishme të mbjelljes se flokëve është fakti që floku i transplantuar do të rritet përgjatë të gjithë jetës dhe nuk do të bjerë më kurrë.
Çmimi i transplantit të flokëve mund të ndryshojë në varësi të nevojave të pacientit, zonës që do të trajtohet dhe numrit të grafteve të nevojshme. Pas një vlerësimi paraprak, klinika mund të përcaktojë më saktë trajtimin dhe koston për rastin tuaj.
Për më shumë informacion, shikoni çmimet e mbjelljes së flokëve.
Mjekët e “Laser Way” vazhdojnë të jenë pionierët e teknikave mikro-kirurgjikale më të avancuara që përdoren për zëvendesimin e flokëve.
Stafi i mjekëve tanë me ekperiencë 25 vjeçare, arrin rezultate me pamje natyrale dhe estetike nëpërmjet perfeksionimit të teknikave të përgatitjes së grafteve dhe të mikrografteve.
Duke perdorur teknikat “Hair Plus” dhe “FIT” (Follicle Isolated Technique), arrihen rezultate maksimale, graftet vendosen në mënyrë artistike në kënde dhe drejtime të ndryshme, në mënyrë që rezultati përfundimtar të përngjajë maksimalisht me flokët natyrale.
Çdo plan trajtimi personalizohet sipas nevojave të individit.
Duke qenë se transplantet e flokut (mbjelljet e flokut) janë të përhershme, vendimi juaj do të zgjasë gjatë të gjithë jetës tuaj. Prandaj zgjedhja juaj duhet të jetë klinika “Laser Way” – e para në Shqipëri që ka realizuar transplantet e flokëve.
Nuk ka një moshë të vetme ideale për transplantin e flokëve, pasi çdo rast duhet vlerësuar individualisht. Më shumë se mosha, rëndësi kanë shkalla dhe stabiliteti i rënies së flokëve, cilësia e zonës dhuruese dhe mënyra se si pritet të zhvillohet rënia e flokëve në të ardhmen.
Një vlerësim në kohën e duhur i mundëson specialistit të planifikojë ndërhyrjen duke marrë parasysh jo vetëm gjendjen aktuale të flokëve, por edhe ndryshimet që mund të ndodhin me kalimin e viteve. Qëllimi është që rezultati i transplantit të duket sa më natyral edhe në vazhdimësi.
Në Laser Way, çdo pacient vlerësohet individualisht përpara se të përcaktohet nëse është momenti i përshtatshëm për të kryer transplantin e flokëve.
Lexoni më shumë: A jeni shumë i ri për të humbur flokët?
Lëkura e kokës është shumë elastike. Pasi merret seksioni me flokë, mjafton vetem që të dyja skajet e lëkurës të bashkohen dhe të qepen.
Prova e vetme vizibël që mbetet nga ndërhyrja është një vijë e hollë e cila fshihet nën flokët që rriten vertikalisht në pjesën e pasme të kokës.
Po. Ekzistojnë metoda nëpërmjet të cilave mund të ngadalësohet apo të frenohet ritmi i dobësimit dhe i humbjes së flokut tuaj.
Tek klinika “Laser Way” praktikojmë metodën më të avancuar për trajtimin e flokëve të dobësuar dhe trajtimin e rënies së flokut – lazerin profesional për rigjenerimin e folikulave të flokut.
Pas një ANALIZE të hollësishme të flokut tuaj e cila realizohet në laboratorë modernë nëpërmjet metodës “Capillure Test”, bëhet i mundur DIAGNOSTIKIMI dhe evidentimi i faktorëve që shkaktojnë rënien e flokut si dhe përcaktimi i nevojave potenciale për mikro-nutrientët esencialë të cilët ndikojnë në të pasurit e flokëve të shëndetshëm.
TERAPIA e personalizuar për çdo klient përcaktohet mbi bazën e rezultateve të analizës së detajuar e diagnozës së kujdesshme dhe përfshin terapinë zëvendësuese me mikro-nutrientë të përshtatur sipas nevojave të individit, ashtu si edhe përdorimin e lazerit profesional për oksigjenimin dhe rigjenerimin e folikulave të flokut.
Kjo është një pyetje që mjekët e transplantit te flokëve e degjojne shumë shpesh. Kohëzgjatja e një operacioni të mbjelljes se flokëve varet nga shumë faktorë si sasia e transplanteve që do të implantohen dhe teknika që do të përdoret. Gjithashtu duhet të kihet parasysh se ka edhe një fazë përgatitore përpara procedurës.
Rënia e flokut shkaktohet nga faktorë të tillë si trashëgimia, hormonet dhe mosha.
Informacioni gjenetik përcakton nëse folikulat e flokut janë të ndjeshme ndaj hormonit DHT (dihydrotestosterone) dhe hormoneve të tjera të cilat shkaktojnë “tkurrjen” e tyre. Kjo “tkurrje” rezulton në një dobësim të përgjithshëm dhe gradual të flokut.
Përveç kësaj, edhe procesi i plakjes mund të dobësojë folikulat dhe si rrjedhojë fijen e flokut. Kjo shkakton hollimin e flokut dhe zhveshjen e sipërfaqeve të lëkures prej tij – humbjen e përhershme të flokut.
Lexoni më shumë rreth shkaqeve të rënies së flokëve tek femrat.
Po. Transplantet e flokëve (mbjellja e flokeve) mund të jenë shumë efektive për të mbuluar shenjat e dukshme që shkaktohen si pasojë e procedurave të ndryshme, duke përfshire këtu ndërhyrjet kozmetike dhe ndërhyrjet kirurgjikale madhore në kokë.
Teknikat moderne të transplantimit bëjnë të mundur që mjeku të vendosë grafte para, pas, dhe madje edhe mbi indin e vetë shenjës.
Po. Flokë shumë të hollë të përzgjedhur nga lekura e kokës transplantohen në zonën e vetullave për të korrigjuar defektet kozmetike, dëmtimet e mëparshme të fytyrës, apo gjendje të tjera të cilat kanë demtuar vetullat.
Fijet e transplantuara do të rriten më shpejt sesa vetullat normale.
Rekomandohet që ju të konsultoheni me mjekun për një diagnozë të plote përpara se të kërkoni një transplant flokësh, për arsye së rënia e flokëve tek femrat shkaktohet nga disa faktorë të tjerë përveç alopecisë androgjenetike, faktorë të cilët mund të demtojnë flokun e ri të transplantuar.
Për përgatitjen e një plani të përshtatshëm trajtimi, është e rëndësishme që të kërkoni një dermatolog ose një mjek të specializuar për transplantin, i cili është i përgatitur në këtë fushë.
Si funksionon?
Përdorni një nga mënyrat tona të kontaktit për të nisur rrugëtimin tuaj drejt ndryshimit që dëshironi.
Vlerësojmë gjendjen aktuale të flokëve dhe historikun tuaj mjekësor për të përcaktuar nëse transplanti i flokëve është i përshtatshëm për ju.
Së bashku përcaktojmë datën e ndërhyrjes dhe ju informojmë mbi udhëzimet që duhet të ndiqni paraprakisht për një mbjellje flokësh të suksesshme.
Gjatë ndërhyrjes, ekipi ynë do të kujdeset që të ndiheni sa më rehat dhe procedura të zhvillohet pa dhimbje.
Ekipi ynë profesional do të ndjekë me kujdes rikuperimin dhe ecurinë tuaj pas mbjelljes së flokëve.



















© 2024 Laser Way. Powered by Evolve Web Studio.