Procedura - Laser Way

Procedura

Hapi 1 - Na kontaktoni

Klinika Laser Way ndodhet në nje nga zonat me te frekuentuar  ne Tiranë” Rruga Ismail Qemali, ish blloku I udhëheqësve.

Klinika mund të kontaktohet nëpërmjet telefonit ose WhatsApp në numrat tanë të kontaktit si me poshte:

Tel/WhatsApp: +355 68 20 81 816

Tel/WhatsApp: +355675793247

E-mail:  [email protected].

Pasi të na kontaktoni, do të viheni në kontakt me një nga profesionistët tanë kryesorë të ndërhyrjes së flokëve.

Në këtë fazë do t’ju kërkohet të na dërgoni disa foto të detajuara për të përcaktuar shkallën e rënies së flokëve, moshën tuaj si dhe nëse keni ndonjë problematikë shëndetësore.

Klinika Laser Way më pas do të përpilojë një propozim të personalizuar dhe të detajuar për procedurën.

Pasi ju dhe mjeku bini dakort për ndërhyrjen, është koha për të caktuar një datë për transplantin e flokut. Planifikoni datën tuaj sipas kushteve tuaja.

Hapi 2 - Caktoni Takimin

Hapi 3 - Mbërritja dhe ekzaminimini i analizave

Sapo paraqiteni në klinikë kryhet një konsultim me mjekët e klinikës ku bëhet disegnimi I linjës frontale dhe përcaktohen zonat ku do aplikohet  implantimi. Më pas pacienti kryen një test gjaku për testimin e HIV, hepatiti C ose sifilizi. Nëse ky test është pozitiv, fatkeqësisht nuk mund të kryejmë nderhyrjen.

Pas rezultatit të analizave tuaja dhe pas një kontrolli përfundimtar, fillojnë përgatitjet për ndërhyrjen. Kjo mund të përfshijë qethjen e flokëve në zonën donore (dhuruese).

Ndërhyrja fillon me kryerjen e anestezise lokale për të parandaluar çdo dhimbje ose shqetësim gjatë gjithë operacionit. Ju do të qëndroni të vetëdijshëm gjatë gjithë procedurës dhe do të jeni në gjendje të shikoni TV ose të dëgjoni muzikë.

Hapi i parë në procedurën e transplantit të flokëve është heqja e folikulave të flokëve (grafteve) nga zona e dhurimit në pjesën e pasme dhe anash të kokës. Graftet ruhen në një tretësirë ​​për t’i mbajtur ato të shëndetshme përpara implantimit. Më shumë detaje mbi procedurat mund të gjenden në faqet tona të trajtimit FUE ose DHI.

Procesi i përgjithshëm zakonisht zgjat nga 6 deri në 8 orë. Pas procedurës ju shpjegohet në mënyre të detajuar kujdesi post operator, dhe ktheheni përsëri në hotel në mënyrë që të pushoni.

Hapi 4 - Transplantimi i flokëve

Hapi 5 - Ekzaminimi Vazhdues

Të nesërmen në mëngjes, paraqiteni në klinikë për larjen e kokës si dhe mjekimin e nevojshëm pas ndërhyrjes.

Transplantet e flokëve janë procedura minimale invazive, ambulatore. Megjithatë kërkojnë kujdes intensiv pas procedurës. Gjatë 10 ditëve të ardhshme, është e rëndësishme të shmangni aktivitetin e rëndë fizik, notin ose ekspozimin ndaj rrezet e diellit direkte. Është gjithashtu e rendesishme të ndiqni udhëzimet e detajuara të larjes dhe kujdesit të dhëna pas procedures.

Ekipi i klinikes do te jete ne kontakt te vazhdueshem me ju  ne whatsapp, email ose telefon per cdo pyetje qe ju do te keni ne ditet ne vazhdim.

Ju Faleminderit!

Hapi 6 - Kujdesi pas operator

× WhatsApp