Kujdesi në ditët e para pas transplantit të flokëve

Mbjellja e flokëve është një procedurë që zhvendos folikulat nga një zonë dhuruese me flokë të shëndetshëm drejt zonave ku flokët janë rralluar ose mungojnë. Pas përfundimit të ndërhyrjes, një nga pyetjet më të zakonshme të pacientëve lidhet me periudhën e rikuperimit dhe kujdesin që duhet treguar në ditët e para.

Ditët e para pas mbjelljes së flokëve janë veçanërisht të rëndësishme. Me kujdesin e duhur dhe duke ndjekur udhëzimet e stafit të klinikës, rikuperimi zhvillohet gradualisht dhe pacienti mund t’i rikthehet aktivitetit të përditshëm brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Kujdesi pas transplantit të flokëve përfshin mënyrën e larjes, pozicionin e gjumit, aktivitetin fizik dhe disa masa të tjera që duhen respektuar gjatë periudhës së parë. Më poshtë gjeni disa nga rekomandimet kryesore për ditët e para pas ndërhyrjes. Udhëzimet mund të ndryshojnë sipas rastit, ndaj rekomandimet individuale të stafit që ju ndjek kanë përparësi.

Kujdesi në ditët e para pas transplantit të flokëve

Larja e flokëve pas mbjelljes

Larja e flokëve është një nga çështjet për të cilat pacientët kanë më shumë pyetje pas ndërhyrjes. Çdo pacient merr në klinikë udhëzimet e nevojshme për larjen dhe kujdesin e flokëve gjatë ditëve të para.

Procedura e larjes së flokëve pas ndërhyrjes:

Zona e transplantuar mbulohet me locion, vaj, apo ndonjë hidratues tjetër të përshtatshëm dhe lihet në këtë gjendje për pak minuta. Kjo shkakton një efekt zbutës në zonën rreth transplantit dhe zonën donore. Kjo fazë zbutjeje ndihmon në qetësimin e skalpit dhe njëkohësisht në shërimin më të shpejtë.

Kujdesi i shtuar i larjes së flokëve zgjat  7-10 ditë – periudhë pas së cilës larja fillon të bëhet normale. Pas ditës së 10-të, mund t’i lani flokët si zakonisht dhe nuk do të ndieni asnjë shqetësim apo siklet, sado të vogël, në zonën e transplantuar. (Locionet që jepen për larjen e flokëve ju rekomandohen edhe në klinikë).

Gjumi në ditët e para pas mbjelljes së flokëve

Pas ndërhyrjes duhet treguar kujdes edhe me mënyrën e gjumit, në mënyrë që si zona dhuruese, ashtu edhe zona e transplantuar, të rikuperohen sa më mirë. Kujdes i veçantë rekomandohet gjatë 24–48 orëve të para pas transplantit.

Rekomandohet që pacienti të flejë në shpinë, me kokën pak të ngritur mbi jastëkë, duke shmangur kontaktin e zonës së transplantuar me sipërfaqe të tjera. Mund të përdoret edhe një jastëk udhëtimi, duke ndjekur gjithmonë udhëzimet e stafit të klinikës për ditët e para pas ndërhyrjes.

Sa është koha e shërimit?

Pas transplantit të flokëve me teknikat që aplikohen në Laser Way, si DHI dhe Sapphire FUE, rikuperimi është relativisht i shpejtë.

Kur mund të qetheni?

Rekomandohet që zona donore të qethet një muaj pas ndërhyrjes për mbjelljen e flokëve, ndërsa në zonën e transplantuar, flokët e mbjellë bien vetë pak javë pas procedurës. Kjo është një situatë e zakonshme që ndodh tek të gjithë pacientët. Flokët e mbjellë ridalin nga muaji i tretë dhe pas kësaj periudhe ju mund të veproni me ta krejt natyrshëm.

Aktiviteti fizik pas mbjelljes së flokëve

Menjëherë pas mbjelljes se flokëve, mund të filloni të bëni shëtitje të shkurtra ose ushtrime fizike që nuk ju bëjnë të djersiteni shumë. Mund të filloni të ushtroheni në mënyrë aktive pak ditë pas operacionit, në fillim me shëtitje të shkurtra dhe më pas me çdo aktivitet fizik. Siç e përmendëm më lart, mjafton që puna juaj e përditshme të mos ketë të bëjë me ngritjen e peshave të rënda për 7-10 ditë nga ndërhyrja.

Konsumi i alkoolit

Konsumimi i alkoolit rekomandohet të shmanget gjatë 5 ditëve të para pas ndërhyrjes, veçanërisht gjatë periudhës kur pacienti është duke marrë medikamentet e rekomanduara pas mbjelljes së flokëve.

Ekspozimi në diell

Gjatë ditëve të para pas mbjelljes së flokëve rekomandohet të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë dhe i zgjatur në rrezet e forta të diellit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ndërhyrja kryhet gjatë sezonit të verës.

Gjithashtu mund te lexoni: Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të zgjidhni në Shqipëri klinikën ku do të kryeni transplantin e flokëve?

Për më shumë informacion rreth procedurës dhe teknikave që aplikohen në klinikë, mësoni më shumë rreth mbjelljes së flokëve në Laser Way.