Shumë njerëz pyesin se cila është koha më e mirë e vitit apo cili është sezoni më i mirë për të kryer një transplant flokësh. Megjithëse nuk ka një konsensus të përgjithshëm apo shkencor se cila është koha më e mirë, specialistët priren të favorizojnë disa stinë më shumë se të tjerat, pasi kushtet e motit luajnë një rol të rëndësishëm në kujdesin e mëpasshëm të mbjelljes së flokëve, duke ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Megjithatë, për fillim, mbani mend se “stina më e mirë për të bërë një transplant flokësh” nuk i referohet vendit ku kryhet procedura, por vendit ku pacienti do të kalojë fazën e rikuperimit.
Prandaj, me këtë artikull, ne po ju listojmë avantazhet dhe disavantazhet e stinëve të ndryshme, në mënyrë që të zgjidhni se kur do të bëni një transplant flokësh në klinikën “Laser Way”, sipas kushteve tuaja.
Transplantimi i flokëve në verë, cilat javë avantazhet?
Vera është, pa dyshim, një kohë ideale për shumë njerëz që duan t’i nënshtrohen një transplanti flokësh. Meqenëse një pjesë janë me pushime, mund të shfrytëzojnë mundësinë për të udhëtuar dhe për të kryer një transplant flokësh FUE ose DHI, sipas kushteve që ofron edhe klinika “Laser Way” me mjekët më të mirë.
Gjithashtu, duke qenë se ditët e para pas operacionit kërkojnë pak më shumë kujdes, pacienti do të ketë më shumë kohë për t’u përshtatur me një rutinë të re.
Çfarë duhet të dini para se të kryeni transplant flokësh në verë?
Për shkak të nxehtësisë, mund të dehidratoheni ose presioni i gjakut mund të rritet – të dyja këto janë situata të padëshiruara pas një transplanti flokësh. Nëse një pacient djersitet shumë, kjo mund të ndikojë në procesin e shërimit. Për të pasur një transplant të suksesshëm të flokëve gjatë verës, ekspozimi në diell duhet të shmanget gjatë ditëve të para, pasi lëkura është shumë e ndjeshme.
Është e rëndësishme të mbani në konsideratë se çmimet e biletave të udhëtimeve për një transplant flokësh mund të jenë pak më të larta në verë sesa në stinët e tjera, megjithatë, nëse e planifikoni udhëtimin paraprakisht dhe merrni masat e nevojshme, mund të shijoni një ndryshim rrënjësor gjatë këtij sezoni.
Mos harroni që shkencëtarët pretendojnë se rënia natyrale e flokëve rritet në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, por ulet në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës, për shkak të ndryshimeve të temperaturës.
Siç u pamend edhe më lart, më shumë sesa të mendoni për stinën kur do të kryeni transplantin, duhet të keni parasysh kushtet në vendin tuaj të banimit, sepse nëse jetoni në vende të nxehta, duhet të merrni masa paraprake sikur të ishit në verë.
Si ndikon pranvera në transplantin e flokëve?
Me pranverën, çelin jo vetëm lulet, por edhe flokët. Kjo periudhë e vitit është një mundësi gjithashtu e shkëlqyer për mbjelljen e flokëve, pasi moti është më i butë dhe pa valë të forta të nxehti.
Një nga avantazhet e kësaj periudhe të vitit është se ju mund të keni të gjitha përfitimet e lartpërmendura të një klime më të freskët, pa rrezikuar nga temperaturat e larta.
Për ta përfunduar, në çdo kohë të vitit që vendosni të bëni një transplant flokësh në klinikën tonë, do të merrni të njëjtin kujdes dhe masa paraprake për të siguruar që numri i folikulave të implantuara të jetë i suksesshëm.
Në klinikën “Laser Way” ofrohet i gjithë informacioni dhe indikacionet e nevojshme për pacientët përpara se të nisin udhëtimin e tyre për të bërë një transplant flokësh për të marrë rezultatin më të mirë që duan.