young man with hair loss problem

Për çdo burrë që nis të humbasë flokët ose që ka vuajtur nga rënia e flokëve shumë vite më parë, është pothuajse e sigurt që ka menduar të paktën një herë për të bërë transplant flokësh. Por e dini çfarë është befasuese në këtë mes? Arsyet që burrat bëjnë transplant flokësh janë, në fakt, shumë të ngjashme. Siç mund ta mendoni dhe mund të pritej, vetëbesimi është një prej këtyre arsyeve, por ka edhe disa të tjera që mund t’ju vijnë surprizë – një pjesë nga ato mbase edhe nuk i keni menduar ndonjëherë.

Burrat kryejnë transplant flokësh:

Për të rritur vetëbesimin

Kjo është ndoshta arsyeja kryesore që burrat bëjnë transplant flokësh. Është e vështirë, në të vërtetë, të vlerësohet se sa shumë mund të ndikojë rënia e flokëve në vetëbesimin e një burri. Mungesa e flokëve jo vetëm që mund t’i bëjë disa burra më të vetëdijshëm, por gjithashtu i bën ata të ndihen më pak tërheqës për seksin e kundërt. Një transplant i mirë i flokëve mund të rritë masivisht besimin – dhe kjo gjë nuk mund të krahasohet me asnjë ndjesi tjetër për një burrë.

Për t’u ndier më tërheqës

Siç mund ta mendonit – të qenit tërheqës është një arsye tjetër e zakonshme që i nxit burrat të bëjnë transplant flokësh. Ka shumë debate nëse humbja e flokëve ndikon negativisht në ndjenjën e tërheqjes për një burrë në sytë e seksit të kundërt.
Për meshkujt që rruajnë plotësisht kokën dhe janë mësuar me këtë pamje, zakonisht nuk është problem. Megjithatë, shumë djem të rinj nuk janë të gatshëm ta rruajnë kokën, rrinë tullacë (me flokët e rënë), por kjo gjë rrallë konsiderohet të jetë tërheqëse.

Për të përmirësuar mundësitë në karrierë

Nuk është një mendim i mirë të mendosh se një punëdhënës mund t’ju gjykojë për faktin se po ju bien flokët, por realiteti i ashpër i kohëve tona është se të gjithë gjykojnë pamjen, në një farë mase. Në çdo fushë a profesion ku pamja është faktor (aktrimi është një shembull i tillë), atëherë humbja e flokëve, sigurisht që do të ndikojë në mundësitë që ju ofrohen edhe në karrierë.

Për t’u dukur më të rinj

Ruajtja e një pamjeje rinore është shumë e rëndësishme për shumë meshkuj, veçanërisht kur ata hyjnë në të 30-at dhe 40-at e tyre. Ka shumë mënyra se si burrat përpiqen të arrijnë një pamje rinore, pavarësisht rrugëve dhe formave që gjejnë apo produkteve që përdorin për lëkurën. Megjithatë, për burrat që humbasin flokët e tyre, një nga mënyrat më efektive për të pasur pamje rinore është transplantimi i flokëve.

Për të menduar për gjëra të tjera

Kjo mund të duket si një arsye e çuditshme në pamje të parë, por në fakt nuk duhet anashkaluar. Janë të shumtë djemtë dhe burrat që janë të fiksuar pas rënies së flokëve. Ky mendim i shoqëron ata gjithmonë dhe nuk i lejon të mendojnë për tjetër gjë. Ata thjesht nuk mendojnë derisa u ndodh rënia, por sapo nis kjo fazë, gjithçka që mendojnë është pikërisht ajo. Çdo gjë tjetër në jetë është në plan të dytë. Transplantimi i flokëve mund ta largojë këtë barrë psikologjike, e cila është një lehtësim i madh për shumë burra që e kanë kryer këtë procedurë.

Gjithashtu mund të lexoni:

Personazhet VIP që kanë kryer transpalntin e flokëve në klinikën “Laser Way”
5 shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve që nuk i keni ditur
Cila është mosha “delikate” kur duhet të shqetësohemi për renien e flokeve?