Siç ju kemi informuar edhe në artikujt paraardhës, dy janë metodat më të përdorura dhe më të njohura në kirurgjinë e transplantit të flokëve: FUT (transplantimi i njësisë folikulare) dhe FUE (ekstraktimi i njësisë folikulare).

Po metoda DHI, çfarë është? 

DHI është një metodë e mbjelljes së flokëve që qëndron mes dy metodave të sipërpërmendura. Duke qenë një modifikim i teknikës FUE, e cila përfshin një kirurg që heq folikulat nga skalpi i kokës dhe i transplanton ato në zona tullace ose të holluara, metoda DHI është mjaft efikase për të gjithë pacientët që e zgjedhin ta kryejnë.

 

Si kryhet mbjellja e flokëve me metodën DHI?

DHI njihet edhe si shkurtesa për implantimin e drejtpërdrejtë të flokëve. Si ta kuptojmë?

Duke përdorur teknikën FUE, një kirurg hap me dorë kanalet në skalpin e kokës përpara se të implantojë folikulat e flokëve. Është një metodë delikate, e cila kërkon shumë kohë, meqenëse çdo folikul duhet të pritet dhe të vendoset me saktësi.

Nga ana tjetër, një transplant flokësh me metodën DHI realizohet me një mjet në formën e stilolapsit, i cili përdoret për të bërë prerje të vogla në lëkurën e kokës. Kjo i lejon kirurgut të jetë më i saktë kur vendos folikulat për mbjelljen e flokëve. Kjo lloj metode, në dukje më e lehtë dhe më e shpejtë, rezulton në një vijë flokësh me pamje më natyrale, por po ashtu i jep kirurgut mundësinë të kujdeset për dy hapa në të njëjtën kohë – shpejtësi dhe saktësi.

 

Procesi i mbjelljes së flokëve me DHI

Edhe me këtë metodë, si te metoda FUE, procedura fillon me anestezinë lokale në zonën donatore, që është ajo pas kokës. Pas kësaj, rrënjët e flokëve merren një nga një duke lënë hapësira rreth tyre. Por gjatë kësaj procedure, as zona donatore dhe as rrënjët e tjera të flokëve nuk pësojnë dëmtime.

Pas përfundimit të marrjes së rrënjëve, aplikohet anestezia lokale në zonën ku do të bëhet mbjellja e flokëve, duke bërë mpirjen e saj. Më pas, vendosen graftet brenda lapsave të implantit, në përputhje me trashësinë e tyre. Graftet e vendosura në lapsa mbillen në përputhje me drejtimin natyror të daljes së qimeve duke filluar me mbjelljen e flokëve nga vija e përparme e flokëve. Në këtë mënyrë, mbjellja e flokëve bëhet pa pësuar asnjë dëmtim të flokëve ekzistues.

 

Avantazhet e metodës DHI në fazën operatore

  1. Rezultat i shpejtë

Kjo teknikë e mbjelljes së flokëve është më e shpejtë, pasi hapja dhe vendosja e flokëve të rinj bëhet në të njëjtën kohë nëpërmjet implanterpen. Për më tepër, gjithçka realizohet pa i qethur flokët tuaj natyralë.

  1. Pa hemorragji

Diametri i implanterpen-it është i njëjtë me diametrin e graftit dhe kjo gjë bën që i gjithë procesi nuk ka aspak hemorragji.

  1. Pa dhimbje

Po ashtu, kjo procedurë nuk është e dhimbshme për pacientin. I gjithë procesi kryhet shumë shpejt dhe pa asnjë ndjesi të dhimbshme. E vetmja gjë e dukshme janë disa cikatrice minimale (shenja të vogla në lëkurë).

metoda DHI

Avantazhet pas aplikimit të metodës DHI

  1. Dendësi maksimale

Rrënjët e flokut me implanterpen vendosen me dendësi maksimale dhe me këndin e duhur, pasi është instrument preciz. Densiteti (denduria) i flokëve është i dukshëm që në javët e para, por pak muaj pas transplantit, efekti është edhe më i dukshëm.

  1. Rezultat natyral

Rezultati me implanterpen është më natyral. Gjithçka pas kësaj ndërhyrjeje është krejtësisht natyrale, sa edhe veprimet tuaja me flokët do të jenë krejtësisht normale.

Avantazhet post operatore

  1. Rikuperim i shpejtë

Procesi i shërimit është më i shpejtë dhe më i lehtë se teknikat e tjera. Kjo do të thotë se shumë shpejt mund të ktheheni në jetën tuaj normale dhe me më shumë vetëbesim.

 

Tani, me siguri, po kërkoni mes rreshtave edhe disavantazhet… Po jua themi: kosto më e lartë.

Aplikimi i kësaj metode me siguri dhe cilësi maksimale, në fakt, justifikon çdo element të kostos totale. Gjithçka sa u listua më sipër është tregues i një sigurie maksimale, por edhe besimi të krijuar për shumë vite.