Rënia e flokëve në moshë të re mund të shfaqet që në fund të adoleshencës ose gjatë të 20-ave dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se personi do të humbasë flokët në mënyrë të përhershme. Megjithatë, kur rrallimi përparon, vija e flokëve tërhiqet ose rënia vazhdon për një periudhë të gjatë, është e rëndësishme të kuptohet shkaku.

Faktorët gjenetikë dhe hormonalë janë ndër shkaqet më të zakonshme, veçanërisht te meshkujt me alopeci androgjenike. Por rënia e flokëve në moshë të re mund të lidhet edhe me stresin, ushqyerjen, probleme të caktuara shëndetësore ose faktorë të tjerë.

Në këtë artikull shpjegojmë kur rënia e flokëve konsiderohet normale, në çfarë moshe mund të fillojë dhe cilat janë shenjat që tregojnë se duhet të kërkoni një vlerësim profesional.

shenjat e rënies së flokëve në moshë të re

Rënia e flokëve në moshë të re apo alopecia androgjenike?

Vija e flokëve mund të fillojë të theksohet qysh në të njëzetat, por nuk përbën problem estetik deri edhe në disa dekada më vonë. Predispozicioni gjenetik është kyç kur bëhet fjalë për dallimin e alopecias apo jo.

Siç thamë, alopecia androgjenike qëndron pas shumicës së rasteve të alopecisë, si te meshkuj, ashtu edhe te femrat. Nga statistikat e viteve të fundit, deri në 80% e meshkujve vuajnë nga alopecia në një fazë të jetës së tyre dhe rreth 20% e femrave.

Prandaj, shkaku më i mundshëm i humbjes së flokëve është i dyfishtë: varet nga faktorë hormonalë dhe gjenetikë, të cilët shpeshherë nuk kanë një moshë fikse – mund të nisin ende pa bërë 20 vjeç.

Gjenet e babait kontribuojnë në këtë lloj rënieje, e cila përfshin rritjen progresive të njësive folikulare, duke shkaktuar rënie flokësh nga zona ballore deri në kurorën e kokës. Kjo lloj rënieje përkeqësohet nga efektet e androgjenëve. Hormoni mashkullor, të cilin femrat e kanë në një masë më të vogël, gradualisht dobëson folikulat, që bëhen më të shkurtra dhe më të holla, derisa përfundojnë në “vdekje”.

Kur duhet të shqetësoheni për rënien e flokëve në moshë të re?

Shfaqja e vijës së flokëve që theksohet, e cila në fillim tregon vetëm rënie flokësh në zonën përreth “skajeve”, është shenja e parë e alopecisë. Zakonisht fillon midis moshës 20 dhe 30 vjeç dhe është e mundur që në një moment të caktuar të ndalet dhe të mos humbasë më asnjë qime. Por është e rëndësishme ta vini re, në mënyrë që ta monitoroni dhe të shkoni te një specialist që mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse duhet të filloni trajtimin për të ndaluar përparimin.

Megjithatë, nëse vini re se përveç vijës së flokëve që theksohet (kur tërhiqni flokët mbrapa formohet një formë “V”-je), edhe balli po bëhet më i gjerë, flokët po rrallohen në pjesën e sipërme, ka shumë të ngjarë që me kalimin e kohën ju po shkoni drejt rënies totale të flokëve. Nëse i shtoni këtyre faktorëve edhe një tepricë të yndyrës ose zbokthit, humbjen e flokëve gjatë larjes ose krehjes dhe shqetësimin që ju jep vazhdimisht lëkura e kokës, është koha të shkoni te specialistët për të ndaluar një alopeci androgjenike fillestare.

Pra, humbja e flokëve te meshkujt zakonisht fillon me humbjen e densitetit në skajet e kokës dhe te vija e flokëve që theksohet. Është gjithashtu e mundur që renia e flokeve të ndodhë, së pari, dhe më së shumti rreth kurorës së kokës. Edhe këtu mund ta vini re se flokët e kanë humbur dendësinë dhe dalëngadalë kurora rrallohet në një masë të madhe.

Në cilën moshë mund të fillojë rënia e flokëve?

Megjithëse zakonisht fillon nga mosha 20-vjeçare, mund të ndodhë që të fillojë që në moshën 18 vjeç. Në raste më të rralla, vija e flokëve mund të fillojë të tërhiqet më herët ose dekada më vonë, por normalisht është midis 20-30 vjeç, duke u përshpejtuar me moshën.

Me të drejtë, pyetja e shumë meshkujve në këtë rast është “A mund të bëjmë një transplant flokësh qysh në të 20-at e hershme, nëse rënia është tregues i alopecias?

Nuk ekziston një moshë e vetme ideale për mbjelljen e flokëve. Më e rëndësishme është që modeli i rënies së flokëve të jetë vlerësuar siç duhet, të ekzistojë një zonë dhuruese e përshtatshme dhe të merret parasysh mënyra se si mund të evoluojë rënia e flokëve në të ardhmen.

Për këtë arsye, te personat shumë të rinj është veçanërisht e rëndësishme që vendimi për një transplant të merret vetëm pas një vlerësimi individual.

A mund të bëhet mbjellja e flokëve në moshë të re?

Mbjellja e flokeve në moshë të re mund të konsiderohet vetëm pas një vlerësimi individual. Mosha nuk është kriteri i vetëm; rëndësi kanë stabiliteti i rënies së flokëve, gjendja e zonës dhuruese dhe mënyra se si pritet të evoluojë humbja e flokëve në të ardhmen.

Cilat janë shenjat e rënies së flokëve në moshë të re?

Shenjat mund të ndryshojnë nga një person te tjetri, por zakonisht përfshijnë tërheqjen graduale të vijës së flokëve, rrallimin në pjesën e sipërme ose në kurorën e kokës, uljen e dendësisë dhe rënie më të dukshme gjatë larjes ose krehjes.

Nëse këto ndryshime vazhdojnë ose përparojnë me kalimin e kohës, është e këshillueshme të përcaktohet shkaku përpara se të merret në konsideratë një trajtim.

Për më shumë informacione, klikoni në Klinika Laser Way