Kirurgjia e transplantimit të flokëve, si një procedurë mjekësore që ndihmon rritjen e flokëve, duhet të ndjekë disa “rregulla” para dhe pas, në mënyrë që të gjithë klientët jo vetëm të dalin të kënaqur nga rezultati, por edhe të kenë një jetë të shëndetshme pas këtij vendimi që marrin për veten. Ndonjëherë, mënyra se si ushqeheni mund të ndikojë në rënien e flokëve. Nëse nuk merrni mjaftueshëm disa lëndë ushqyese si zinku, hekuri apo proteinat, mund të humbni edhe më shumë flokët. Marrja e tepërt e vitaminës A ose mosmarrja e mjaftueshme e vitaminës D, gjithashtu, mund t’i bëjë flokët tuaj që të shtojnë rënien.

Stresi është një faktor tjetër që ndikon te shëndeti i të gjitha organeve të trupit, por, gjithashtu, mund të shkaktojë rënie të flokëve, sepse prish ciklin normal të tyre.

Përdorimi i tepërt i nxehtësisë në flokë, përdorimi i kimikateve si boja apo xheli mund t’i dëmtojnë gjithashtu flokët dhe t’i bëjnë ato të bien. Edhe në këto raste, këshilla më e mirë është të konsultoheni me ndonjë mjek të kujdesit shëndetësor ose një nutricionist të certifikuar për të siguruar ndjekjen e një diete që promovon shërimin maksimal dhe rritjen e flokëve pas transplantimit.

Periudhat para dhe pas mbjelljes së flokëve janë të rëndësishme për çdo klient që vendos ta bëjë këtë ndërhyrje. Para dhe pas mbjelljes së flokëve, pacienti duhet të jetë i përpiktë edhe në ushqim, në mënyrë që rimëkëmbja të jetë sa më e lehtë. Veç faktit që duhet të ndjekë rekomandimet e mjekut, pika më e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh pas mbjelljes së flokëve është trajtimi me ushqimet e pasura me vlera ushqyese që ndihmojnë jo vetëm në rikuperimin, por edhe në rigjenerimin e shpejtë të flokëve të rinj.

nje burre me ushqime te shendetshme dhe pashendetshme

Çfarë duhet të hani PARA operacionit të transplantit të flokëve?

Ndiqni një dietë të ekuilibruar: Kjo do të thotë të hani shumë ushqime të pasura me vitamina, si: fruta, perime, drithëra, proteina pa yndyrë dhe yndyrna të shëndetshme.

Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë dhe pije të tjera të shëndetshme që ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.

Shmangni alkoolin: Mos pini alkool për të paktën 24 orë para operacionit, sepse mund të ndikojë në anestezinë që do të aplikoni para ndërhyrjes dhe në hemorragjinë më pas.

Mos konsumoni ushqime dhe suplemente që hollojnë gjakun tuaj: Qëndroni larg ushqimeve të pasura me vitaminë E si: vaji i peshkut, hudhra dhe xhenxhefili, për të paktën dy javë para operacionit.

Mos konsumoni duhan: Pirja e duhanit mund të ngadalësojë shërimin dhe të shkaktojë probleme anësore. Duhet të ndaloni pirjen e duhanit të paktën dy javë para operacionit.

Shmangni kafeinën: Mos pini kafe për të paktën 24 orë para operacionit, sepse mund të prishë gjumin dhe t’ju bëjë të ndiheni më të shqetësuar.

Mos mbani dietë: Hani një vakt të vogël para operacionit për të ndihmuar kontrollin e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar ndjesinë e ndërhyrjes. Ndiqni çdo këshillë të veçantë diete që ju jep kirurgu.

 Çfarë duhet të hani PAS operacionit të transplantit të flokëve?

Si para, edhe pas transplantit të flokëve, kujdesi duhet të jetë i shtuar në ushqime. Sa më mirë të ushqeheni edhe gjatë kësaj faze, aq më të lehtë do ta keni rigjenerimin e flokëve dhe shëndetin e tyre të mëvonshëm.

Me siguri, ju e dini që në javët e para pas mbjelljes së flokëve, pijet që nxitin hollimin e gjakut nuk duhen konsumuar, alkooli dhe duhani po ashtu, veçanërisht brenda 15 ditëve pas operacionit. Po çfarë duhet të hani?

Proteina

Kur bëhet fjalë për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të gjallë, proteinat luajnë rol vendimtar. Proteina është një makronutrient thelbësor që luan një rol jetik në rritjen e flokëve. Konsumimi i mjaftueshëm i proteinave në dietën tuaj është i nevojshëm për promovimin e flokëve të fortë dhe të shëndetshëm. Marrja e pamjaftueshme ose e pakët e proteinave në dietën tuaj mund të çojë në flokë të thatë, të brishtë dhe të dobët. Mungesa e proteinave në dietë mund të kontribuojë edhe në humbje të konsiderueshme të flokëve.

Proteinat luajnë rol vendimtar në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e flokëve dhe indeve të kokës. Konsumimi i një diete të pasur me proteina mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit pas operacionit dhe të nxitë rritjen e flokëve për folikulat e transplantuara. Ushqime të pasura me proteina janë: bishtajoret, arrat, produktet e qumështit, vezët, peshku dhe mishi i pulës.

Zinku

Zinku është një tjetër lëndë ushqyese thelbësore që ju nevojitet për rritjen e flokëve. Ai rrit prodhimin e kolagjenit në trup, ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe riparimin e indeve pas operacionit. Përveç kësaj, zinku ndihmon, gjithashtu, në ruajtjen e niveleve të hormoneve dhe lehtëson përthithjen e vitaminave dhe mineraleve thelbësore. Ushqimet e pasura me zink përfshijnë ushqimet e detit, arrat, drithërat etj.

Hekuri

Hekuri është, përsëri, një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme që ju nevojitet për rritjen e flokëve. Hekuri jo vetëm rrit qarkullimin e oksigjenit në gjak, por ndikon edhe në sistemin imunitar të trupit. Rritja e fluksit të gjakut ndihmon për të siguruar që vitaminat dhe lëndët ushqyese të shpërndahen në mënyrë efektive në rrënjët e flokëve tuaj. Konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur nxit rritjen e flokëve dhe përmirëson strukturën e flokëve dhe të skalpit. Ushqime të pasura me hekur janë perimet jeshile, frutat e detit, mishi i kuq etj.

Vitamina A

Kur bëhet fjalë për lëndët ushqyese thelbësore për rritjen e flokëve, vitaminat luajnë një rol vendimtar. Vitamina A është jetike në nxitjen e rritjes së qelizave dhe stimulimin e prodhimit të yndyrave nga gjëndrat e flokëve. Shpesh, pacientët përjetojnë probleme të tharjes së kokës pas transplantit të flokëve. Konsumimi i vitaminës A mund të ndihmojë në ruajtjen e vajrave natyralë në skalp dhe në parandalimin e kruajtjes së skalpit të sapotrajtuar. Perimet si lakra jeshile, karotat, spinaqi, patatja e ëmbël dhe kungulli janë të pasura me vitaminë A. Konsumimi i tyre, rregullisht, mund të ndihmojë në rritjen e flokëve më shpejt.

Vitamina B – kompleks

Vitamina B luan një rol vendimtar në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Vitaminat B-kompleks përfshijnë B12 dhe Biotin (B7). Këto vitamina janë thelbësore për nxitjen e rritjes së flokëve dhe ruajtjen e strukturës së fortë të tyre. Një transplant flokësh është një procedurë kirurgjikale. Do të ishte më mirë nëse i jepni vetes kohë, në mënyrë që skalpi i sapotrajtuar të shërohet. Konsumimi i ushqimit të pasur me vitaminë B-kompleks nxit shërimin pas mbjelljes së flokëve. Ushqimet që përmbajnë vitamina B-kompleks janë: vezët, arrat, bananet, avokadot, mishi i pulës etj.

Vitamina D

Vitamina D është sërish një lëndë ushqyese thelbësore për rritjen e flokëve. Sipas hulumtimeve, mungesa e vitaminës D në trup mund të çojë deri në rënie totale të flokëve te meshkujt. Konsumimi i një diete të pasur me vitaminë D mund të ndihmojë në aktivizimin e qelizave të rritjes së flokëve. Ushqimet e pasura me vitaminë D përfshijnë peshkun, arrat, farat chia, farat e lirit, mishin e kuq, vajin e peshkut, salmonin, vezët, etj.

Në përfundim …

Ja ku e keni: dieta kryesore pas transplantit të flokëve që duhet të përfshihet në vaktet tuaja mund t’ju ndihmojë të keni rezultate më të mira. Përveç kësaj, kirurgu do t’ju japë udhëzime të tjera për kujdesin e mëvonshëm, të tilla si shmangia e banjave të gjata, sportet ujore, dielli i drejtpërdrejtë etj. Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e kujdesit të mëvonshëm që ju ofron mjeku. Duke I respektuar ato, do të siguroni shërim sa më të shpejtë dhe rritje të shëndetshme të flokëve.

Gjithashtu mund të lexoni:

Personazhet VIP që kanë kryer transpalntin e flokëve në klinikën “Laser Way”
5 shkaqet më të zakonshme të rënies së flokëve që nuk i keni ditur
Cila është mosha “delikate” kur duhet të shqetësohemi për renien e flokeve?