Vjeshta është një stinë që na ofron të gjithëve një energji të re, një lloj ringjalljeje pas një sezoni shumë të nxehtë e të lodhshëm. Duket sikur frymëzimin në këtë stinë e kërkojmë në çdo detaj, por gjethet që fillojnë të zverdhen e më tej të bien, na kujtojnë se ka diçka për të cilën duhet të investojmë TANI – për t’u ndier më të rinj e për të fituar më shumë vetëbesim.

Kushdo që ka menduar në sezonin e vjeshtës të bëjë një mbjellje flokësh, me siguri është informuar për mënyrat e ndryshme të transplantit, të cilat, gjithmonë e më moderne, ofrojnë rezultate të mahnitshme për këdo që ka provuar. Nuk është rastësi që edhe në klinikën tonë Klinika Laser Way,  të ofrohen një sërë shërbimesh dhe teknikash të transplantit të flokëve, madje kjo ka ndodhur edhe në varësi të preferencave të klientëve. Megjithatë, krahas metodave moderne dhe gjithmonë funksionale, sot do të flasim për mbjelljen e flokëve me metodën DHI – shumë e dëgjuar dhe po kaq efikase. Garanci japin jo vetëm mjekët që e implementojnë, por sidomos klientët që e kanë provuar.

Çfarë është metoda DHI?

Një prej metodave më rezultative të përdorura gjerësisht vitet e fundit për transplantin e flokëve, DHI njihet për rezultatin e jashtëzakonshëm. Kjo lloj teknike përqëndrohet, më së shumti, në mbjelljen preçize të flokut. Ndryshe nga metoda FUE, që bëhet me pinceta, me DHI mbjellja ka dendësi më të lartë.

metoda DHI

Metoda DHI aplikohet zakonisht për të mbjellë njësitë folikulare që nxirren nga zona marrëse përmes një pajisjeje (njihet zakonisht si “Choi Pen” ). Ajo referohet edhe si teknikë që nuk kërkon një rruajtje të plotë, pra nuk është e nevojshme që të ndërhyhet paraprakisht.

 

Si aplikohet DHI?

Për të implementuar në flokë këtë lloj metode, ka disa hapa që ndiqen me efikasitet.

  1. Hapi i parë i metodës me trajtim DHI nis nga nxjerrja e njësive folikulare.
  2. Nxjerrja kryhet në zonën donatore me një pajisje mikro-motor.
  3. Njësitë folikulare mblidhen dhe përgatiten për mbjellje.

Me metodën DHI, rrënja vendoset direkt nëpërmjet implanterit. Kjo do të thotë që diametri rrënjë është i njëjtë. Rrjedhimisht edhe koha e rikuperimit është më e shpejtë.

 

Cilat janë avantazhet e mbjelljes së flokëve me metodën DHI?

Metoda e mbjelljes së flokëve me DHI ka një sërë avantazhesh:

– Nuk është e nevojshme të rruhet zona e mbjelljes. Pra, nëse nuk doni të ndryshoni pamjen dhe doni që flokët t’i mbani të gjatë, DHI jua mundëson këtë – është procedura më e përshtatshme.

–  Folikulat qëndrojnë jashtë trupit për pak kohë. Kjo do të thotë transplant më i fortë, më i sigurt dhe më i suksesshëm.

– Folikulat e flokut kanë më shumë shanse të mbijetojnë dhe të jenë më jetëgjata.

– Ka më pak hemorragji gjatë fazës së mbjelljes, në krahasim me metodën FUE normale.

– Procedura e kësaj ndërhyrjeje është më pak traumatike. Furnizimi me gjak në zonën e mbjellë ndikohet më pak, duke përmirësuar kështu cilësinë e transplantit.

– Rikuperimi pas operacionit është më i shpejtë në të dy zonat, si në atë donatore, ashtu edhe në atë marrëse.