“Rënia e flokëve” gjithcka që duhet të dini?

Kjo eshte nje histori personale te cilen duam ta ndajme me ju dhe nga e cila morem shkas per te trajuar ne menyre te detajuar Rënien e Flokeve: Shkaqet, Trajtimin dhe Kujdesi i Duhur.

******

– Diçka paske ndryshuar për mirë, me sa po shoh, qenke rinuar shumë…

– Eh, e vure re ndryshimin menjëherë apo jo?

– Po sigurisht, si mund të mos vihet re një pamje kaq rinore? Dukesh si 20 vjeç…

– Pooo, faleminderit! Ma kanë thënë të gjithë. E di që ca nuk më njohin?

– Hahaha, e kuptueshme…

Ktheva kokën vjedhurazi të shihja ç’ishte ky ndryshim i madh që kishte kaq shumë komplimente brenda. E kuptova që bëhej fjalë për një ndërhyrje, po mendova “epo, do jetë ndonjë nga ato ndërhyrjet që të dobësojnë, nga ato që të heqin rrudhat apo nga ato që të zhdukin barkun  si me magji”. (Se s’është më për t’u çuditur, edhe burrat kanë filluar t’i bëjnë të gjitha ato që vetëm pak vite më parë mendonim se i bënin vetëm gratë).

Por jo, nuk ishte nga këto… Më kishin thënë se pasi kalojnë 35 vjetët, burrat bëhen edhe më të kujdesshëm për pamjen e tyre, por vetë tani po e kuptoja me kureshtjen e madhe që s’po më linte të bëja asnjë hap pa mësuar se ç’kishte pësuar ky “20-vjeçari” i mësipërm. Bëra edhe disa hapa afër dyshes që vazhdonte bisedën me shumë interes dhe isha i lumtur që, më në fund, e zbulova se cili ishte ndryshimi – MBJELLJA E FLOKEVE.

Edhe për këtë kisha dëgjuar e lexuar pafund, meqenëse mua filluan të më linin që në të 20-at e hershme. Por asnjëherë nuk e kisha marrë guximin të shkoja diku dhe të pyesja. Pas kësaj bisede, kuptova një gjë që më vonë e fitova edhe unë: vetëbesimin.

******

Përvoja e këtij 35-vjeçari është vetëm një rast që ju bën të kuptoni se humbja e flokëve është një prej dhimbjeve më të mëdha që përjetojnë burrat në veçanti. Por të flasësh për moshën, është një diskutim i mbyllur, sepse rënia e flokeve, për shkaqe nga më të ndryshmet, mund të shfaqet qysh në hyrje të 20-ave. Megjithatë, prej vitesh, rënia e flokëve nuk konsiderohet një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse  teknologjia, metodat bashkëkohore, por edhe emrat e profesionistëve me të cilët zgjedh të bashkëpunosh, të japin garanci që zgjedhja e një transplanti është gjithçka të kishte munguar deri tani…

Në ditët tona, është fare e thjeshtë të gjesh përgjigje për gjithçka, edhe për flokët e rënë nuk të duhet asgjë më shumë veç guximit. Një kombinim me mjekë profesionistë, nga ata që nuk e njohin epitetin “e pamundur”, gjithçka bëhet fare e thjeshtë. Në këmbim të …? Një pamjeje më të bukur, më rinore, më joshëse dhe, pa dyshim, të shëndetshme.

Emrat e personazheve që e kanë marrë guximin për të bërë një mbjellje flokësh janë të pafundëm. Shumë prej tyre e kanë ndarë këtë përvojë edhe publikisht duke shprehur, mbi të gjitha, më shumë siguri dhe vetëbesim. Një pjesë të përvojave të disa prej tyre do t’jua servirim në artikujt në vijim, por mjaftohuni me faktin që askush prej tyre deri më sot (në dijeninë tonë) nuk ka shprehur asnjë fije pendese… Ah, po. Janë penduar… që nuk e kanë bërë më herët këtë ndërhyrje.

Për disa transplanti i flokëve nuk është një vendim i thjeshtë dhe kjo është e kuptueshme. Shumë prej tyre, madje edhe djem të rinj, kanë përjetuar për vite me radhë përbuzjen, talljen apo “lojën” e shokëve dhe miqve për moshën. Kështu që, të vendosësh me një të kërcitur të gishtave për t’i dhënë fund acarimit dhe bezdisjes përmes një operacioni mund të jetë një çështje që ndryshon jetën. Dhe këtu stafetën e merr klinika jonë….

Ka një zgjidhje ideale, në rast se vuani nga rënia e tepërt e flokëve, hollimi apo humbja totale e tyre – ndërhyrja me anë të një DHI Hair Transplant  apo Sapphire FUE është gjithmonë mënyra që u siguron burrave një rini të përjetshme.

******

U shkëputa nga dyshja e komplimenteve dhe pamja e “20-vjeçarit”, të cilit i bëra një fotografi vjedhurazi për ta “zoom”-uar më vonë, që të mund t’ia shihja kokën nga të gjitha anët. Isha i bindur që pasi ta studioja mirë e mirë, do të vendosja, edhe pse nga ajo bisedë isha pothuaj i bindur që këtë vit, edhe nëse nuk do shkoja me pushime, s’më prishej ndonjë punë. Në fund të fundit, verën e vitit tjetër, ato gocat e Dhërmiut nuk do më etiketonin më me me nofkën “edhe sot afër nesh ky tullaci?” Më përkëdhelej sedra kur mendoja që kjo fjala e fundit, të zëvendësohej me “… ky bukuroshi”. Mbase sytë me ngjyrë do më bien më shumë në sy… Si dikur, 18-vjeçar! Pse jo?

_____________________________________________________________________________________________________________________________

Rënia e flokëve është një problem shumë i zakonshëm për shumë njerëz, sidomos për meshkujt dhe gratë pas moshës së pjekurisë. Ky fenomen është i lidhur ngushtë me trashëgiminë gjenetike, por shumë faktorë të tjerë si stresi, ndryshimet hormonale, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, si dhe trajtimi i gabuar i flokëve, gjithashtu mund të ndikojnë në shkallën e renies së flokëve. Në këtë artikull, do të përqendrohemi në shkaqet e renies së flokëve, trajtimin e mundshëm dhe kujdesin e duhur për të parandaluar dhe zvogëluar këtë problem.

Shkaqet e Renies se flokeve/ Pse bien floket?

Trashëgimia gjenetike:

Nëse keni anëtarë të familjes që vuajnë nga renia e flokëve, ka shanse të mëdha që edhe ju të përjetoni këtë problem, pasi është i trashëguar gjenetikisht.

Hormonet:

Ndryshimet hormonale, siç ndodhin gjatë shtatzënisë, menopauzës ose problemeve të tiroideve, mund të ndikojnë në shëndetin e flokëve dhe të shkaktojnë renien e tyre.

Stresi:

Një nivel i lartë i stresit dhe ankthit mund të çojë në renien e flokëve. Trajtimi i stresit dhe relaksimi janë të rëndësishëm për kujdesin e flokëve.

Trajtimi i gabuar i flokëve:

Përdorimi i shpeshtë i produkteve kimike për flokët, ngrohësit, dhe stilit e rrepa mund të dëmtojnë rrënjët e flokëve dhe të shkaktojnë renie të tyre.

Trajtimi i Renies së Flokëve

Produktet mjekësore:

Ka shumë produkte mjekësore në treg, si losionet dhe shampoinat me minoksidil, që ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe zvogëlimin e renies. Konsultohuni me dermatologun tuaj për të gjetur produktin më të përshtatshëm për ju.

Terapia me laser:

Terapia me laser mund të ndihmojë në stimulimin e rrënjëve të flokëve dhe të rrisë rritjen e tyre. Këto trajtime janë të disponueshme në klinikat e dermatologjisë. Klinika Laser Way, është një nga klinikat më të mira për transpantin e flokut në Tiranë.

Transplantimi i flokëve:

Në raste të rënda të renies së flokëve, transplantimi i flokëve mund të jetë një zgjidhje e mundshme për rikthimin e densitetit të flokëve.

Kujdesi i Duhur për të Parandaluar Renien e Flokëve

Ushqimi i shëndetshëm:

Konsumimi i një diete të pasur me vitaminë B, vitaminë C, hekur, dhe zink është i rëndësishëm për shëndetin e flokëve. Ushqyerja e duhur do të ndihmojë në forcimin e rrënjëve të flokëve dhe do të reduktojë renien.

Kujdesi i flokëve:

Përdorni produkte të shëndetshme dhe natyrale për kujdesin e flokëve. Përdorni shampo të përshtatshëm për llojin e flokëve tuaj dhe shmangni përdorimin e produkteve kimike të agresivë që mund të dëmtojnë flokët.

Shmangni mjetet e stilimit të flokëve me nxehtësi të lartë.

Përdorimi i nxehtësisë për stilimin e flokëve tuaj e lë gjëndrën e flokëve tuaj të dehidratuar dhe të pambrojtur ndaj dëmtimit. Tharëse flokësh, rregullues flokësh dhe shufra për kaçurrela mund të dëmtojnë flokët tuaj me kalimin e kohës duke shkaktuar zgjerimin e lagështirës në boshtet e flokëve.

C’fare duhet te mbajme mend:

Rënia e flokëve është një problem i zakonshëm që shumë njerëz ballafaqohen me të. Megjithatë, me trajtimin e duhur dhe kujdesin e rregullt, ne klinika te specializuara si Klinika Laser Way, ju mund të parandaloni apo ta zgjidhni perfundimisht këtë problem. Kujdesi i shëndetshëm për flokët tuaj dhe zgjedhja e trajtimit të duhur janë çelësat për të pasur flokë të shëndetshme dhe të bukur për një gjatë kohë. Konsultohuni gjithashtu me një specialist në dermatologji për të marrë këshilla dhe trajtime të përshtatshme për nevojat tuaja individuale.