Renia e flokeve mund të prekë burrat dhe gratë e çdo moshe, edhe pse, siç mund ta dini, ajo që njihet si ‘alopecia androgjenike’ prek burrat në një masë shumë më të madhe. Nëse vuani nga rënia e përshpejtuar e flokëve, që mund të çojë në alopeci, është çelësi për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që të parandaloni humbjen e mëtejshme të flokëve.
Si fillim, duhet thënë se të gjithëve na bien flokët çdo ditë të jetës. Disa njerëz e kanë pjesën më të madhe të flokëve deri në pleqëri (megjithëse këta janë një pakicë). Shumica e njerëzve, me kalimin e viteve, e humbasin densitetin, trashësinë ose pësojnë humbje totale të flokëve. Por ne të gjithë humbasim nga 100 deri në 120 qime në ditë. Dhe kjo, nga ekspertët konsiderohet rënie normale.
Megjithatë, e rëndësishme nuk është se sa shumë bien flokët, por sa shumë ato rigjenerohen. Është e natyrshme që me kalimin e moshës, folikulat tona humbasin energjinë dhe ndalojnë së prodhuari qime, në një masë më të madhe ose më të vogël.
Por si mund ta dallojmë alopecinë androgjenike nga një rënie e thjeshtë që vjen me kohën?
Vija e flokëve mund të fillojë të theksohet qysh në të njëzetat, por nuk përbën problem estetik deri edhe në disa dekada më vonë. Predispozicioni gjenetik është kyç kur bëhet fjalë për dallimin e alopecias apo jo.
Siç thamë, alopecia androgjenike qëndron pas shumicës së rasteve të alopecisë, si te meshkuj, ashtu edhe te femrat. Nga statistikat e viteve të fundit, deri në 80% e meshkujve vuajnë nga alopecia në një fazë të jetës së tyre dhe rreth 20% e femrave.
Prandaj, shkaku më i mundshëm i humbjes së flokëve është i dyfishtë: varet nga faktorë hormonalë dhe gjenetikë, të cilët shpeshherë nuk kanë një moshë fikse – mund të nisin ende pa bërë 20 vjeç.
Gjenet e babait kontribuojnë në këtë lloj rënieje, e cila përfshin rritjen progresive të njësive folikulare, duke shkaktuar rënie flokësh nga zona ballore deri në kurorën e kokës. Kjo lloj rënieje përkeqësohet nga efektet e androgjenëve. Hormoni mashkullor, të cilin femrat e kanë në një masë më të vogël, gradualisht dobëson folikulat, që bëhen më të shkurtra dhe më të holla, derisa përfundojnë në “vdekje”.
Cila është mosha kur duhet të shqetësohemi për renien e flokeve?
Shfaqja e vijës së flokëve që theksohet, e cila në fillim tregon vetëm rënie flokësh në zonën përreth “skajeve”, është shenja e parë e alopecisë. Zakonisht fillon midis moshës 20 dhe 30 vjeç dhe është e mundur që në një moment të caktuar të ndalet dhe të mos humbasë më asnjë qime. Por është e rëndësishme ta vini re, në mënyrë që ta monitoroni dhe të shkoni te një specialist që mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse duhet të filloni trajtimin për të ndaluar përparimin.
Megjithatë, nëse vini re se përveç vijës së flokëve që theksohet (kur tërhiqni flokët mbrapa formohet një formë “V”-je), edhe balli po bëhet më i gjerë, flokët po rrallohen në pjesën e sipërme, ka shumë të ngjarë që me kalimin e kohën ju po shkoni drejt rënies totale të flokëve. Nëse i shtoni këtyre faktorëve edhe një tepricë të yndyrës ose zbokthit, humbjen e flokëve gjatë larjes ose krehjes dhe shqetësimin që ju jep vazhdimisht lëkura e kokës, është koha të shkoni te specialistët për të ndaluar një alopeci androgjenike fillestare.
Pra, humbja e flokëve te meshkujt zakonisht fillon me humbjen e densitetit në skajet e kokës dhe te vija e flokëve që theksohet. Është gjithashtu e mundur që renia e flokeve të ndodhë, së pari, dhe më së shumti rreth kurorës së kokës. Edhe këtu mund ta vini re se flokët e kanë humbur dendësinë dhe dalëngadalë kurora rrallohet në një masë të madhe.
Në cilën moshë mund të fillojë renia e flokeve?
Megjithëse zakonisht fillon nga mosha 20-vjeçare, mund të ndodhë që të fillojë që në moshën 18 vjeç. Në raste më të rralla, vija e flokëve mund të fillojë të tërhiqet më herët ose dekada më vonë, por normalisht është midis 20-30 vjeç, duke u përshpejtuar me moshën.
Me të drejtë, pyetja e shumë meshkujve në këtë rast është “A mund të bëjmë një transplant flokësh qysh në të 20-at e hershme, nëse rënia është tregues i alopecias?
Hulumtimet tregojnë se mesatarisht 35 deri në 40 vjeç është mosha më e mirë për burrat për të bërë transplant flokësh, sepse shumë prej tyre, që kanë probleme me rënien e flokëve, arrijnë modelin e tyre përfundimtar midis moshës 35 dhe 40 vjeç, që do të thotë se rënia e tyre në të vërtetë konsiderohet “e mbyllur”. Megjithatë, mosha ideale për një transplant flokësh është nga 25 deri në 50 vjeç. Edhe pse, siç theksojnë specialistët, transplantet e flokëve mund të kryhen te njerëzit e çdo moshe, për sa kohë ata kanë mjaftueshëm “dhurues” me flokë të shëndetshëm.
Cila është mosha minimale për transplantin e flokëve?
Transplantimi i flokeve mund të konsiderohet metoda më e përshtatshme për trajtimin e tullacisë. Metodat moderne mjekësore dhe shkencore në kirurgjinë estetike tani ofrojnë zgjidhje shumë efektive që janë të disponueshme për të gjithë. Transplantet natyrale të flokëve mund të bëhen lehtësisht, duke përdorur metoda të ndryshme dhe nuk kanë nevojë për operacione të shumta dhe të dhimbshme për të krijuar flokë të bukur. Mosha më e mirë për të kryer transplantin e flokëve konsiderohet ajo mes 25 deri në 30 vjeç (arsyet pse kjo është mosha më e mirë do t’i diskutojmë në artikujt pasardhës).
Për më shumë informacione, klikoni në Klinika Laser Way