DHI Hair Transplant - Laser Way

Transplanti i flokëve DHI

Implantimi Direkt i Flokëve (DHI) është një teknikë moderne e transplantit të flokëve, që mundëson vendosjen direkte të folikulave në zonën që do të trajtohet.

JQ7A2061
JQ7A1232
transplant flokesh, duke punuar
metoda DHI
Roli i mjekeve ne mbjelljen e flokeve

Çfarë është transplanti i flokëve DHI?

Gjatë transplantit të flokëve me metodën DHI, folikulat nxirren fillimisht një nga një nga zona dhuruese dhe më pas përgatiten për t’u implantuar në zonën ku flokët janë rralluar ose mungojnë.

Implantimi realizohet me ndihmën e një implanteri të posaçëm, i cili mundëson vendosjen direkte të folikulave duke kontrolluar me kujdes drejtimin, këndin dhe pozicionin e tyre. Kjo është një nga karakteristikat kryesore që e dallon metodën DHI nga teknikat e tjera të mbjelljes së flokëve.

Në Laser Way, procedura planifikohet individualisht sipas zonës që do të trajtohet, gjendjes së zonës dhuruese dhe numrit të grafteve të nevojshme, me synim krijimin e një rezultati sa më natyral.

Kjo procedurë kryhet përmes përdorimi të implanterit “Choi” dhe ofron përfitime të shumëfishta, të tilla si një shkallë më e lartë e mbijetesës së folikulave të flokëve dhe rrezik të reduktuar ndjeshëm të gjakderdhjes / çikatriçeve.

Nëpërmjet metodës DHI, folikulat mund të vendosen duke kontrolluar drejtimin, këndin dhe shpërndarjen e tyre, elemente të rëndësishme për krijimin e një pamjeje sa më natyrale.

Si kryhet transplanti me metodën DHI?

Ashtu si me çdo teknikë tjetër të transplantimit të flokëve, hapi i parë është një konsultim i plotë dhe gjithëpërfshirës.

Gjatë këtij konsultimi, përcaktohen specifikat e kryerjes së transplantit në dakordësim midis mjekut dhe pacientit. Në specifika përfshihet numri i grafteve të kërkuara, mbulimi i zonës ku kanë rënë flokët, si dhe përcaktimi i linjës frontale.

Pas dakordësimit të çdo detaji, procedura mund të fillojë.

  1. Hapi i parë është qethja e zonës donore – kjo zonë zakonisht ndodhet në pjesën e pasme të kokës dhe përcaktohet si zonë gjenetikisht e përhershme.
  2. Më pas, si zona dhuruese ashtu edhe zona ku do të aplikohet vendosja e rrënjëve anestezohen.
  3. Pasi të jetë realizuar hapi i mësipërm, nis procesi i nxjerrjes dhe i implantimit: Fillimisht gjatë procesit bëhet marrja e grafteve nga zona dhuruese e me tej stafi mjekësor kryen vendosjen e kujdesshme të grafteve (folikulave të flokëve) në implanterin “Choi”. Graftet në vijim transplantohen direkt në zonën ku aplikohet mbjellja, një e nga një.


Gjatë të gjithë procedurës tregohet kujdes i veçantë për të implantuar folikulat e flokëve në këndin 40-45 gradë, në përputhje me këndin dhe drejtimin natyral të rritjes së flokut, për të mundësuar një rezultat totalisht natyral.

Cilat janë përparësitë e transplantimit të flokëve me metodën DHI?

Përfitimet e transplantimit të flokëve me metodën DHI përfshijnë:

  • Dendësi e lartë: Duke qenë se mbjellja e flokëve kryhet në mënyrë direkte pa pasur nevojë që të hapen fillimisht kanale, flokët vendosen me dendësi maksimale.
  • Sasia e kohës që graftet kalojnë jashtë trupit zvogëlohet shumë, duke mundësuar shkallë të lartë të mbijetesës së folikulave të flokëve të transplantuar. Kësisoj graftet përjetojnë trauma të reduktuara gjatë procedurës, duke sjellë rezultate përfundimtare të shëndetshme dhe flokë të dendur.
  • Rrezik minimal i gjakderdhjes në vendin e implantimit.
  • Rikuperim i shpejtë nga procedura: Pacienti mund të ri-fillojë aktivitetet normale më shpejt krahasuar me metodat e tjera të mbjelljes së flokëve.
  • Vendi i marrësit nuk kërkon ruajtje përpara operacionit duke e bërë DHI zgjidhjen perfekte për pacientët me flokë më të gjatë.

A ka disavantazhe transplantimi i flokëve me metodën DHI?

Mbjellja e flokeve me metoden DHI eshte me i kushtueshem se transplanti me teknikën “Sapphire FUE”.

Kjo gjë ndodh për arsye të pajisjeve të specializuara të nevojshme, si dhe për shkak të trajnimit të gjerë suplementar të cilit duhet t’i nënshtrohen kirurgët dhe stafi mjekësor teknik përpara kryerjes së procedurave të kësaj natyre.

Gjatë muajve pasues, flokët do të vazhdojnë të rriten natyrshëm dhe do të fillojnë të përzihen me flokët ekzistues duke prodhuar një rezultat përfundimtar tërësisht natyral.

Një avantazh i rëndësishëm i transplantimit të flokëve me metodën “DHI” është fakti që pacienti mund të ri-fillojë aktivitetet normale të tilla si noti ose t’i ekspozohet rrezeve të diellit shumë më shpejt sesa me transplantin tradicional të flokëve me metoden “FUE”.

Keni ndonje pyetje?

Nuk e gjetët pyetjen tuaj?
Ju mund të bëni çdo pyetje që keni në lidhje me transplantin e flokeve në klinikën Laser Way!