Me siguri, edhe ju jeni në grupin e njerëzve që keni kaluar, të paktën një herë në jetë, frikën e humbjes së flokëve. Por nëse kjo rënie është bërë shqetësuese me kalimin e viteve, kuptohet që mënyra më e mirë për të shtuar ose rritur flokët në një zonë është transplanti i flokëve.

Por sa kushton një transplant flokësh në vendin tonë dhe si të zgjedhësh klinikën më të mirë për ta kryer atë?

Për këtë, nuk ka një përgjigje të qartë dhe të prerë. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në çmimin e kësaj ndërhyrjeje, ashtu sikundër ka edhe një sërë faktorësh që ndikojnë në përzgjedhjen e klinikës më të mirë për të kryer një mbjellje flokësh.

transplant flokesh

Si llogaritet kostoja e një transplanti flokësh?

Kostoja e një transplanti flokësh është e ndryshueshme dhe zakonisht varion nga procedura e ndërhyrjes, por, pa diskutim, edhe nga klinika që ofron variantin më të mirë. Shumica e klinikave që ofrojnë këtë shërbim e konsiderojnë transplantin e flokëve një procedurë në varësi të çdo pacienti.

Kostoja e mbjelljes së flokëve varet nga disa faktorë, duke përfshirë:

Vendi ku jetoni:

Kostoja relative e jetesës në zonën ku jetoni dhe numri i klinikave aty pranë që ofrojnë këtë ndërhyrje mund të ndikojnë në koston që duhet të paguajë çdo pacient. Në Tiranë, ju mund të kërkoni për klinikën më të mirë që ofron këtë shërbim dhe, me siguri, do të gjeni “Laser Way

Lloji i ndërhyrjes që zgjidhni të bëni:

Ekzistojnë dy lloje të transplanteve të flokëve: transplantimi me metodat FUE apo DHI. Secila prej tyre ka kosto të ndryshme.

Klinika që zgjidhni:

Nëse klinika që keni zgjedhur të bëni ndërhyrjen konsiderohet të jetë një nga më të mirat, aty kostoja do të jetë pak e lartë. Megjithatë, normat më të larta nënkuptojnë cilësi më të mirë (si në klinikën Laser Way), kështu që, pavarësisht kërkimeve që mund të bëni, zgjedhja e klinikës më të mirë është një sfidë e zgjidhur tashmë.

Zona ku do të kryeni transplantin:

Dëshira për të shtuar flokë në disa zona në kokë do të kushtojë pak më shumë, krahasuar me ata që kanë vetëm një zonë të vogël për të bërë mbjellje flokësh.

Kostot e udhëtimit:

Kjo është një kosto që duhet ta merrni në konsideratë. Ndonjëherë ju duhet të udhëtoni për të gjetur mjekët më të mirë dhe këto kosto mund të ndikojnë në vendimin nëse mund ta përballoni procedurën.

Si përfundim…

Kur merret parasysh mundësia e arritjeve të rezultateve të kënaqshme në një kohë relativisht të shkurtër, ju, me siguri, mendoni edhe koston. Megjithatë, nëse merrni vendimin për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh, është thelbësore të bëni disa kërkime për: klinikën më të mirë, çmimin e arsyeshëm, ofertat sezonale për mbjelljen e flokëve, metodat dhe teknikat që ofrohen për transplantin etj.

Eshte shume e rëndësishme t’i jepet përparësi edhe përvojës së gjatë të klinikës kur merret parasysh kostoja e një transplanti flokësh. Investimi në një emër të mirë dhe të gjatë në treg mund të rritë shumë shanset për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Po kështu, gama e teknikave të disponueshme të tilla si; transplantimi i flokëve FUE, transplantimi i flokëve DHI etj., japin garanci për rezultate më të mira.

Gjithashtu mund të lexoni:

Mosha ideale për të kryer transplant flokësh: A ekziston?

Personazhet VIP që kanë kryer transpalntin e flokëve në klinikën “Laser Way”