Çfarë është “FUE”?

Nxjerrja e Njësisë Folikulare (FUE) është një metodë për transplantimin e flokëve përgjatë aplikimit të së cilës folikulat individuale të flokëve hiqen nga zona dhuruese duke përdorur një mjet të veçantë, e me tej ato implantohen në zonat problematike të synuara.

Transplani i flokut përmes “Sapphire FUE” është një procedurë minimalisht invazive dhe me një kohë të shpejtë rikuperimi.

Transplanti “FUE” konsiderohet si një zgjidhje efektive për të luftuar rënien e flokut për shumicën e të interesuarve dhe ka fituar popullaritet në rritje përgjatë viteve të fundit.

Ashtu si me çdo teknologji mjekësore, përparimet në fushën e transplantimit të flokëve gjatë viteve të fundit kanë qenë të mëdha.

Ka kaluar koha e shenjave në kokë dukshëm vizibël. Falë përdorimit të mikro-motorëve dhe të teheve të safirit, pacientët tashmë përfitojnë rezultate përfundimtare shumë më të plota dhe natyrale.

Si kryhet një transplant “Sapphire FUE”?

Transplantimi “Sapphire FUE” – siç e sugjeron edhe vetë emri – kryhet përmes përdorimit të teheve të bëra nga safiri (në ndryshim nga tehet tradicionale të çelikut).

Përfitimet e përdorimit të gurit të çmuar të safirit për krijimin e prerjeve janë të rëndësishme dhe përfshijnë:

  • Rezultate në pamje më natyrale
  • Vendosje më e dendur e flokëve
  • Më pak dhimbje
  • Çikatriçe minimale
  • Rrezik minimal për komplikime

Transplantet e flokëve përmes Nxjerrjes së Njësisë Folikulare janë procedura delikate, pasi zona dhuruese dhe zona e synuar duhet të trajtohen me anestezi lokale. Vetëm më pas procedura mund të fillojë.

Hapi i parë është nxjerrja e folikulave të flokëve, një e nga një, nga zona dhuruese me ndihmën e një mikromotori dhe mikro-punch, duke krijuar vende ekstraktimi me dimensione të cilat variojnë nga 0,7mm deri në 0,9mm.

Duke përdorur teknikën “FUE”, folikulat e flokëve të nxjerra transplantohen më pas në kanalet që janë krijuar tek zona ku do te aplikohet mbjellja.

Hapja e kanaleve është pjesa më e rëndësishme e procedurës: Mbulimi i plotë dhe natyral mund të arrihet vetëm nëse kanalet krijohen duke ndjekur këndin natyral të pacientit dhe drejtimin e rritjes së flokëve. Këto kanale ndikojnë drejtpërdrejt në dendësinë e flokëve të transplantuar si dhe në cilësinë e rezultatit përfundimtar.

Kjo është arsyeja përse tehet e safirit janë aq jetike për një transplant të suksesshëm të flokëve me “FUE”. Tehët e safirit i mundësojnë kirurgut të krijojë kanale shumë të imëta – nga 1,4mm deri në 1,5mm.

“Sapphire FUE” përkundrejt “Classic FUE”

Cilat janë përfitimet konkrete të teheve të safirit kur krahasohen me tehet konvencionale të çelikut, përgjatë një transplantimi flokësh “FUE”?

Avantazhi kryesor i teheve të safirit është se ato janë ndjeshëm më të mprehta në krahasim me tehet prej çeliku.

Së pari, tehet më të mprehta lejojnë prerje më të imta. Prerjet më të imëta nënkuptojnë që kirurgu mund të krijojë më shumë kanale. Më shumë kanale do të thotë më shumë flokë të transplantuar, që nga ana tjetër do të thotë rezultat përfundimtar i dendur dhe natyral.

Prerjet më të imta gjithashtu reduktojnë në masë të madhe rrezikun e gjakderdhjes, si gjatë ashtu edhe pas procedurës. Përveç kësaj, folikulat e flokëve të transplantuara të vendosura në kanale më të imëta nuk është e mundur të zhvendosen apo të bien gjatë procesit të shërimit.

Një tjetër avantazh i rëndësishëm i teheve të safirit është se ato mundësojnë një proces shërimi shumë më të shpejtë dhe të sigurtë: Tehët e safirit shkaktojnë shumë më pak dëmtime në indet përreth dhe minimizojnë mundësinë për infeksion.

Transplanti i flokëve përmes metodës “Sapphire FUE” mundëson shërim më të shpejtë, rrezik minimal të infeksionit dhe pak ose aspak shenja (dhëmbëza).

Anestezia gjatë transplantit “Sapphire FUE”

Gjatë procesit të transplantimit të flokëve në harkun 6-7 orë, si zona dhuruese ashtu edhe zona e synuar marrëse vendosen nën një anestezi lokale.

Rikuperimi dhe rezultatet

Ndërsa transplanti i flokëve me “Sapphire FUE” është një procedurë minimalisht invazive dhe me rrezik të ulët, ajo paraqet disa efekte anësore post-operative.

  • Ashtu si me çdo teknikë të mbjelljes së flokëve, priten dhimbje dhe ënjtje në ditët pasuese. Por gjithçka është normale dhe këto simptoma largohen pak ditë pas operacionit.
  • Përgjatë 3 – 4 javëve në vazhdim, është gjithashtu normale dhe e pritshme që të ketë një rënie të lehtë të një pjese të flokëve të transplantuar. Kjo gjë nuk ndikon në rritjen e flokëve në të ardhmen pasi rrënjët e tyre janë ngulitur tashmë në lëkurën e kokës.

Rritja e parë e flokëve të reja zakonisht ndodh rreth 2 muaj pas kryerjes së procedurës, ndërsa rezultatet përfundimtare mund të shihen afërsisht 11 muaj pas kryerjes së procedurës.

NDAJE ME MIQTË