Si funksionon mbjellja e vetullave?

Ndërhyrja  e mbjelljes së vetullave është një procedurë që duhet të punohet më delikatesë, rigoroze si në aspektin e formës ashtu edhe në atë të strukturës.

  1. Ekzaminimi dhe forma: Si hap i parë kryhet konsultimi i pacientin me mjekun, fillimisht duke vizatuar një skicë të vetullave, duke marrë në konsideratë pozicionin anatomik dhe simetrinë. Në bazë të këtyre të dhënave, bëhet definicioni i vetullave, plani i hollësisë dhe i trashësisë.
  2. Marrja e rrënjëve: Si zonë donatore preferohet zona e flokëve e ndodhur midis veshëve. Mbjellja e vetullave kryhet me rrënjë flokësh njëshe të marra nga kjo zonë.
  3. Anestezia lokale: Për arsye se anestezia lokale aplikohet përpara procedurës, pacienti nuk ndjen asnjë dhimbje.
  4. Pas anestezisë lokale, kryhet procedura  e mbjelljes se vetullave në përputhje me planin e përcaktuar gjatë ekzaminimit.

Pas mbjelljes së vetullave

Përgjatë muajit të parë pas mbjelljes, ndodh një rënie e rreth 80% të fijeve. Pas muajit të parë nis dalja e fijeve të reja. Pas muajit të 6-të, fijet dalin intensivisht.

Rekomandohet të pritet 1 vit për të vlerësuar rezultatin përfundimtar të mbjelljes së vetullave.

A ka dhimbje ky operacion?

Për arsye se gjatë operacionit aplikohet anestezi lokale, ju nuk ndjeni asnje dhimbje.

Rëndësia e pamjes estetike rritet çdo ditë. Problematikat e lidhura me formën e vetullave mund të krijojnë vështirësi psikologjike përveç ankthit estetik, të tilla si mungesë vetëbesimi dhe ulje motivimi. Na kontaktoni pa humbur kohë!

NDAJE ME MIQTË