Konsultimi Falas:
Hapi më i rëndësishëm për të rifituar flokët tuaj.

Ju ftojmë të vizitoni klinikën “Laser Way” dhe të merrni një vlerësim falas të gjendjes së flokëve tuaj, për të përcaktuar nëse transplanti i flokëve është zgjidhja e përshtatshme për ju.

Ky konsultim individual dhe konfidencial është po aq i rëndësishëm sa çdo hap tjetër i procedurës së zëvendësimit të flokëve.

Konsulta mbi transplantin e flokëve do ju informojë mbi shkaqet e rënies së flokëve dhe mbi trajtimet që mund të aplikohen. Kjo është mundësia për të marrë përgjigje të plota dhe të qarta për pyetjet tuaja.

Trajtimi më i mirë
për rënien e flokëve

Gjatë këtij vlerësimi, përdorimi i mjeteve ekzaminuese bashkëkohore të tilla si dermatoskopia, do të mundësojnë dallimin midis flokut gjenetikisht të qëndrueshëm përkundrejt flokut të dobësuar.

Kjo teknologji gjithashtu do të bëjë të mundur evidentimin e rritjes natyrale të flokëve tuaj, e cila ndodh në grupe prej një deri në katër fijesh.

Këto janë elemente thelbësore për modelimin e planit individual të zëvendësimit.

Prenotoni konsultën tuaj falas pa humbur kohë!

Plotësoni Formën e Rezervimit

Dhe ne do ju kontaktojmë në kohën më të shpejtë të mundshme.