Pyetje të Shpeshta mbi Transplantin e Flokëve

1. Çfarë janë “graftet” dhe “mikro-graftet” e njësive folikulare të flokut?

Një njësi folikulare është një grup natyror rrënjësh floku. Njësitë folikulare individuale janë shumë të vogla dhe rriten në një model të çrregullt.

Me teknikat që “Laser Way” përdor, njësitë folikulare zakonisht ruhen në strukturën e tyre natyrore. Kjo gjë është e rëndësishme, pasi përfitohet sasia maksimale e flokëve, gjë që kontribuon në arritjen e rezultatit më të përsosur e natyral që mundet.

Një “mikro-graft” është një graft me 1, 2, ose 3 rrënjë floku.

Qëllimi final i çdo procedure transplanti është që t’i japë klientit një pamje natyrale, duke arritur një dendësi optimale dhe një rezultat praktikisht të pa-dallueshëm, por pa kompromentuar zonën dhuruese.

Ka disa teknika të cilat mund të jenë efektive, por është përgjegjësia e mjekut që të zgjedhë metodën më të mirë, për të arritur synimin për çdo pacient të veçantë.

2. A jam unë një kandidat për transplantin e flokëve?

Një konsultë falas me një specialist në klinikën “Laser Way” do ju sigurojë një informacion mbi shkaqet e rënies së flokut dhe mbi mënyrat e disponueshme të trajtimit të tij.

Pas vlerësimit që do t’ju bëhet nga specialisti ynë, do të përcaktohet përfundimisht nëse jeni apo jo kandidat për procedurën e transplantit. Këtu do të analizohet rënia e flokut që ju keni, do të diskutohen pritshmëritë tuaja dhe do të parashtrohen alternativat e mundshme.

Faktorët që percaktojnë kandidaturën për procedurën e transplantit përfshijnë numrin e grafteve që nevojiten për të dhënë rezultatin që ju dëshironi, ekzistencën dhe dendësinë e flokut dhurues, strukturën e flokut, dhe mundësinë e humbjes së mëtejshme të flokut në të ardhmen.

3. A është e mundur që të bëhet transplant flokësh për të mbuluar shenjat prej aksidenteve apo shkaqeve të tjera?

Po. Transplantet e flokëve mund të jenë shumë efektive për të mbuluar shenjat e dukshme që shkaktohen si pasojë e dëmtimeve të ndryshme aksidentale të lëkurës së kokës, duke përfshirë këtu djegiet dhe ndërhyrjet kirurgjikale madhore në kokë.

Teknikat moderne të transplantimit bëjnë të mundur që mjeku të vendosë grafte para, pas, dhe madje mbi vetë indin shenjës.

Gjithësesi, nevojitet flok donor i mjaftueshëm për të mbuluar shenjat, prandaj vetëm konsultimi juaj individual dhe falas tek “Laser Way” mund t’ju japë përgjigjen nëse procedura e transplantit të flokëve do të jetë zgjidhja e problemit tuaj.

4. A janë vërtetuar rezultatet e transplantit të flokëve?

Transplantet e flokëve janë realizuar me sukses për më tepër se 40 vjet. Përparimet e kohëve të fundit në drejtim të përdorimit të grafteve të njësive folikulare të flokut kanë ndikuar në mënyrë thelbësore mbi rezultatet e ndërhyrjeve për zëvendësimin e flokëve.

Floku i transplantuar duket po aq natyral sa edhe pjesa tjetër e flokut tuaj, për arsyen e thjeshtë se është flok që rritet në mënyrë natyrale.

Një prej përfitimeve më të rëndësishme të transplantit të flokëve është fakti që floku i transplantuar do të rritet përgjatë të gjithë jetës dhe nuk do të bjerë më kurrë.

5. A mundem ta përballoj financiarisht një transplant floku?

Pyetja që vërtetë duhet të bëni është: A mundeni ju ta përballoni mos-bërjen e një transplanti floku?

Zëvendësimi i flokëve sot është më i përballueshëm se kurrë. Pas një vlerësimi të hollësishëm të problemeve të flokut tuaj dhe diskutimit mbi pritshmëritë tuaja, ne do jemi në gjendje t’ju bëjmë një vlerësim realist të kohës dhe të shpenzimeve të nevojshme për të arritur qëllimin tuaj.

E vetmja gjë me rëndësi e cila duhet të merret në konsideratë nga çdo klient është arritja e zëvendësimit natyral dhe dendësisë së dëshiruar brenda buxhetit të disponueshëm.

Një transplant flokësh ka vlerë vetëm nëse e kënaq klientin.

Megjithëse kostoja është një faktor i rëndësishem dhe duhet të merret gjithmonë në konsideratë, ajo nuk duhet të jetë faktori i vetëm i zgjedhjes tuaj. Ndryshe nga metodat e tjera të trajtimit të rënies së flokut, kostoja e çdo procedure transplanti është e vetme.

Klinika “Laser Way” e përshtat procedurën dhe pagesën sipas rrethanave dhe buxhetit të secilit klient.

6. Ku ndryshon “Laser Way” nga klinikat e tjera?

Mjekët e “Laser Way” vazhdojnë të jenë pionierët e teknikave mikro-kirurgjikale më të avancuara që përdoren për zëvendesimin e flokëve.

Stafi i mjekëve tanë me ekperiencë 25 vjeçare, arrin rezultate me pamje natyrale dhe estetike nëpërmjet perfeksionimit të teknikave të përgatitjes së grafteve dhe të mikrografteve.

Duke perdorur teknikat “Hair Plus” dhe “FIT” (Follicle Isolated Technique), arrihen rezultate maksimale, graftet vendosen në mënyrë artistike në kënde dhe drejtime të ndryshme, në mënyrë që rezultati përfundimtar të përngjajë maksimalisht me flokët natyrale.

Çdo plan trajtimi personalizohet sipas nevojave të individit.

Duke qenë se transplantet e flokut janë të përhershme, vendimi juaj do të zgjasë gjatë të gjithë jetës tuaj. Prandaj zgjedhja juaj duhet të jetë klinika “Laser Way” – e para në Shqipëri që ka realizuar transplantet e flokëve.

7. Në cilën moshë duhet ta bëj transplantin e flokëve?

Rënia e flokut është një problem që persiston gjatë të gjithë jetës. Ne do ju këshillonim që ta trajtoni këtë problem herët, përpara sesa ai të bëhet i dukshëm.

Një fillim i herët i mundëson mjekut që realizon transplantin tuaj që të maskojë punën dhe i mundëson flokut të transplantuar që të rritet gradualisht, pa u vënë re. Nuk ekzistojnë kufij moshe (pacientet tanë variojnë nga mosha 18 deri në 80 vjeç).

Nuk ka nevojë që të prisni derisa rënia e flokut të përfundojë, pasi ekziston një moshë e caktuar kur kjo gjë ndodh. Mjekët e klinikës “Laser Way” përllogarisin humbjen e flokëve që do të keni në të ardhmen dhe përgatisin një plan ndërhyrjesh në mënyrë që ju të dukeni natyral gjatë të gjithë kohës.

Nëse ju keni pritur që të perfeksionohen teknikat e mikro-kirurgjisë së transplantit, ky moment ka ardhur tashmë. Pasi ju të njiheni me rezultatet e jashtëzakonshme që janë arritur nga stafi i klinikës “Laser Way”, i vetmi pendim i juaji do jetë “Përse nuk e keni bërë këtë procedurë më parë”.

Nisni të numëroni flokët e rinj që ju mbijnë në vend se të vazhdoni të numëroni flokët që bien.

8. A do të krijojë hapësirë boshe zhvendosja e flokëve nga zona dhuruese në pjesën e pasme të kokës?

Lëkura e kokës është shumë elastike. Pasi merret seksioni me flokë, mjafton vetem që të dyja skajet e lëkurës të bashkohen dhe të qepen.

Prova e vetme vizibël që mbetet nga ndërhyrja është një vijë e hollë e cila fshihet nën flokët që rriten vertikalisht në pjesën e pasme të kokës.

9. A ekziston ndonjë metodë për të frenuar apo ngadalësuar rënien e flokut?

Po. Ekzistojnë metoda nëpërmjet të cilave mund të ngadalësohet apo të frenohet ritmi i dobësimit dhe i humbjes së flokut tuaj.

Tek klinika “Laser Way” praktikojmë metodën më të avancuar për trajtimin e flokëve të dobësuar dhe trajtimin e rënies së flokut – lazerin profesional për rigjenerimin e folikulave të flokut.

Pas një ANALIZE të hollësishme të flokut tuaj e cila realizohet në laboratorë modernë nëpërmjet metodës “Capillure Test”, bëhet i mundur DIAGNOSTIKIMI dhe evidentimi i faktorëve që shkaktojnë rënien e flokut si dhe përcaktimi i nevojave potenciale për mikro-nutrientët esencialë të cilët ndikojnë në të pasurit e flokëve të shëndetshëm.

TERAPIA e personalizuar për çdo klient përcaktohet mbi bazën e rezultateve të analizës së detajuar e diagnozës së kujdesshme dhe përfshin terapinë zëvendësuese me mikro-nutrientë të përshtatur sipas nevojave të individit, ashtu si edhe përdorimin e lazerit profesional për oksigjenimin dhe rigjenerimin e folikulave të flokut.

NDAJE ME MIQTË