Pyetje dhe Përgjigje Specifike për Femrat

1. Cilat janë shkaqet e rënies së flokut tek femrat?

Rënia e flokut shkaktohet nga faktorë të tillë si trashëgimia, hormonet dhe mosha.

Informacioni gjenetik përcakton nëse folikulat e flokut janë të ndjeshme ndaj hormonit DHT (dihydrotestosterone) dhe hormoneve të tjera të cilat shkaktojnë “tkurrjen” e tyre. Kjo “tkurrje” rezulton në një dobësim të përgjithshëm dhe gradual të flokut.

Përveç kësaj, edhe procesi i plakjes mund të dobësojë folikulat dhe si rrjedhojë fijen e flokut. Kjo shkakton hollimin e flokut dhe zhveshjen e sipërfaqeve të lëkures prej tij – humbjen e përhershme të flokut.

2. A është e mundur që femrat të bëjnë transplant flokësh për të mbuluar shenjat e ndërhyrjeve të ndryshme kozmetike?

Po. Transplantet e flokëve mund të jenë shumë efektive për të mbuluar shenjat e dukshme që shkaktohen si pasojë e procedurave të ndryshme, duke përfshire këtu ndërhyrjet kozmetike dhe ndërhyrjet kirurgjikale madhore në kokë.

Teknikat moderne të transplantimit bëjnë të mundur që mjeku të vendosë grafte para, pas, dhe madje edhe mbi indin e vetë shenjës.

3. A realizohet transplanti i vetullave në klinikën “Laser Way“?

Po. Flokë shumë të hollë të përzgjedhur nga lekura e kokës transplantohen në zonën e vetullave për të korrigjuar defektet kozmetike, dëmtimet e mëparshme të fytyrës, apo gjendje të tjera të cilat kanë demtuar vetullat.

Fijet e transplantuara do të rriten më shpejt sesa vetullat normale.

4. A duhet të konsultohem me mjekun përpara se të kërkoj një transplant flokësh?

Rekomandohet që ju të konsultoheni me mjekun për një diagnozë të plote përpara se të kërkoni një transplant flokësh, për arsye së rënia e flokëve tek femrat shkaktohet nga disa faktorë të tjerë përveç alopecisë androgjenetike, faktorë të cilët mund të demtojnë flokun e ri të transplantuar.

Për përgatitjen e një plani të përshtatshëm trajtimi, është e rëndësishme që të kërkoni një dermatolog ose një mjek të specializuar për transplantin, i cili është i përgatitur në këtë fushë.

NDAJE ME MIQTË